Oret e negociatave apo te skenareve -Pse shkojne Eurodeputetët tek Basha?

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja në Tiranë. Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister ndodhen në Tiranë në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.
Takimi në kryesinë e Kuvendit me Ramën dhe Metën ka zgjatur 60 minuta. Tani do takohen me kreun e PD-se ne seline e kesaj partie.
Ora News ndjek live gjithe zhvillimet e dites.
Ora 16:00 Përfundon takimi i eurodeputeteve me Ramen dhe Meten.

Rama, Ruçi dhe Balla ne kryesine e Kuvendit, nisin negociatat
Ora 15:00 Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar Gramoz dhe deputeti Taulant Balla mbërriten në kryesinë e Kuvendit, aty ku do të zhvillohen edhe diskutimi
Vetëm 2 minuta më vonë në Kryesinë e Kuvendit mbërriten edhe dy negociatorët e Bashkimit Europian Fleckenstein dhe McAllister. Me Meten ndodhet edhe ministri i Drejtesise Petrit Vasili dhe Luan Rama, kreu i grupit parlamentar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne