Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), miraton një rezolutë e cila refuzon dhe i bën ballë planeve të pushtuesve izraelitë për aneksim të territoreve palestineze

Së fundmi  Ministria e Jashtme e Shtetit të Palestinës ka bërë me dije se Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), ka miratuar një rezolutë e cila refuzon dhe i bën ballë planeve të pushtuesve izraelitë për aneksim të territoreve palestineze.

Datë: 10.06.2020

Dr. Riad Malki, Ministër Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Shtetit të Palestinës, mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në nivelin e ministrave të Jashtëm, e cila u mbajt dje me kërkesën e Shtetit të Palestinës, për t’i bërë ballë kërcënimeve të qeverisë pushtuese izraelite e cila synon aneksimin e pjesëve të territorit të Shtetit të pushtuar Palestinez në 1967.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik si dhe vendet e anëtare të Organizës shprehën njëzëri mbështetjen e tyre për vendimet e marra nga lidershipi palestinez për t’i bërë ballë planeve të pushtuesve izraelitë dhe paralajmëroi për pasojat katastrofike të këtyre planeve. Ministri i Jashtëm i Turqisë theksoi se takimi i sotëm është një mesazh solidariteti me popullin palestinez dhe një paralajmërim për pushtuesit izraelitë për pretendimit e tyre ndaj territorive palestineze, njëkohësisht ai i dërgoi një mesazh gjithë botës se bota islame nuk do të heshtë ndaj këtyre veprimeve.
Ndërsa nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Palestinës, Dr. Malki, nënvizoi gjatë fjalës së tij në takim se, synimi dhe plani i pushtuesve izraelitë për aneksim nuk duhet të realizohet, ai duhet të pengohet dhe varroset që në gjenezë, dhe ne, si një organizatë, kemi aftësitë, dhe mundësitë për ta parandaluar këtë veprim. Ky hap, nëse ndërmerret, do të përjetësojë konfliktin dhe kolonializmin izraelit, dhe do të prishë lidhjet e Shtetit të Palestinës në kufijtë e para-1967. Ky hap, nëse ndërmerret,- theksoi Ministri- do të jetë një deklaratë zyrtare izraelite, duke anuluar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara prej tij dhe duke përfunduar zgjidhjen e negociuar.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Palestinës theksoi se Komiteti Ekzekutiv i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, miratoi në përfundim të mbledhjes së tij të Jashtëzakonshme, një rezolutë e cila thekson domosdoshmërinë e përballimit të kërcënimeve izraelite, ndërmarrjen e të gjitha hapave dhe masave të mundshme politike, ligjore dhe diplomatike për të përballur, izoluar dhe parandaluar sistemin kolonial dhe ekspansionist izraelit ndaj sovranitetit të Shtetit të Palestinës dhe të gjitha territoreve palestineze të pushtuar në vitin 1967. Rezoluta i bëri thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i bëjë ballë pushtuesve izraelitë si dhe të ndalojë praktikat e tij kolonialiste të cilat po trondisin themelet e sistemit ndërkombëtar të bazuar në ligj dhe të mos njohin statusin e paligjshëm të vendosur nga Izraeli në Territoret e pushtuara Palestinez, përfshirë Jeruzalemin Lindor, si dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për përballimin e këtyre hapave ekspansioniste, përfshirë edhe mosbashkëpunimin me asnjë qeveri izraelite e cila ka në axhendën e saj aneksimin. Gjithashtu, rezoluta i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike, bojkotimin e sistemit kolonial izraelit dhe vendbanimet e paligjshme dhe ndalimin e produkteve të tyre, si dhe masat e tjera të përgjegjësisë, për t’i dhënë fund pushtimit kolonial dhe arritjes së pavarësisë të Shtetin e Palestinës bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Kryeqytet Jeruzalemin.

Linku në gjuhën arabe: http://nabdapp.com/t/73658406

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne