Organizata FETO po lëshon rrënjë në Shqipëri

Ayhan Demir

Në lidhje me strukturimin e organizatës FETO në Shqipëri kemi shkruar më shumë se sa dhjetë shkrime. Shteti ynë i ka ofruar autoriteteve në Shqipëri çdo lloj informacioni dhe dokumenti në lidhje me këtë çështje. Sa e sa herë u shprehën paralajmërime. Ja që nuk ndodhi asnjë zhvillim në drejtimin e pritur dhe në kuadrin e dëshiruar.
Struktura e FETO-s në Shqipëri, e cila strehon edhe disa emra që janë përfshirë në tentativën për rrëzimin e shtetit, sa vjen e forcohet. Shqipëria, çdo ditë e më shumë, vjen në formën e “një baze të sigurt” për të arratisurit e organizatës FETO.
Si është e mundur kjo?
Qeveria shqiptare iu ka dhënë pasaportë qindra të arratisurve të ndërlidhur me FETO-n. Nuk ndërmerr asnjë ndërhyrje në lidhje me veprimet e jashtëligjshme në shkollat e organizatës FETO.
Nuk mbaron me kaq…
Fondacioni Arsimor Sema dhe Gülistan janë ende në gjendje aktive në Shqipëri. Veprat e kreut të organizatës FETO vijojnë të prezantohen nëpër panaire. Strukturimi dhe infiltrimi i organizatës FETO në të gjitha instancat e shtetit, duke nisur që nga institucionet e gjyqësorit, vazhdon me shpejtësi.
Në këmbim të kësaj disa organizata dhe institucione mediatike, pikërisht ashtu siç dëshiron organizata FETO dhe përkrahësit implicitë (të nënkuptuar) të dy shteteve, mundësuan publikimin e lajmeve për të treguar se kinse organizata po humb forcë në Shqipëri. Gjoja shkollat e FETO-s në këtë shtet janë mbyllur nga shteti shqiptar.
Mirëpo realiteti nuk është aspak kështu, thelbi i të vërtetës është krejt tjetër.
Shkollat e FETO-s nuk i mbylli qeveria shqiptare. Drejtuesit e FETO-s, për të shpëtuar nga borxhi i taksave dhe për tu larguar nga sytë që ishin fokusuar mbi ta, u sollën sikur kishin mbyllur shkollat. Ndërsa krerët e shtetit shqiptar u mjaftuan me soditjen e kësaj loje me dredhi.
(Ata që janë kureshtarë për thelbin dhe detajet e kësaj çështjeje mund të lexojnë shkrimet tona me titujt “Dyfytyrësia e FETO-s në Shqipëri” dhe “Edi Rama, mos luaj me dy porta!”.)
Le të vazhdojmë.
Teksa struktura e FETO-s në Shqipëri në një anë launte rolin duke thënë se “u dogjëm, u bitisëm”, nëpërmjet disa flijuesve të trajnuar posaçërisht, vijon ti shtojë forcë forcës së saj. Krahas arsimit dhe energjisë, gjatë periudhës së fundit, vijon të hedhë hapa të rëndësishëm në mekanizmat shtetërorë, në fushat e shëndetit dhe të medias.
Le të japim disa shembuj.
“Imami i Shqipërisë” në organizatën FETO, Kloidan Allajbeu, është diplomuar në Universitetin e Ankarasë në vitin 2006. Në të njëjtin vit themeloi Spitalin Amerikan në Tiranë. Sot, numri i filialeve të këtij spitali në kryeqytet kanë arritur në tre. Ka nga një filial në Durrës dhe në Fier, e po ashtu dy filiale në Kosovë. Lidhur me këtë spital gjenden dhjetra laboratore analizash.
Nuk mbaron me kaq.
Kloidan Allajbeu është dhe pronari i Spitalit Grek që ofron veprimtari në Shqipëri, Spitali Hygeia. Përveç kësaj vijon përgatitjet për themelimin e fakultetit të mjekësisë në Universitetin Epoka, universitet ky që gjendet nën kontrollin e FETO-s.
Lartësimi i pandalshëm i Kloidan Allajbeut, i cili mban kontakte të ngushta me numrin dy të organizatës FETO, Mustafa Özcan, pa dyshim që nuk është i kufizuar me kaq.
Tregu agro-ushqimor “Ekma Albania”, si tregu i vetëm i tillë në Tiranë, i përket atij. Po ashtu është edhe pronar i të vetmes fermë të kuajve dhe të qëndrës së garave me qendër në Tiranë, Panto. Kompanitë që operojnë në fusha të ndryshme, mirëpo që rezultojnë me humbje, i blen në emër të FETO-s.
Kloidan Allajbeu arriti në këtë nivel me ndihmën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Për shembull zotëron gjysmën e tenderave të dializave në spitalet shtetërorë. Përveç kësaj, në periudhën e pandemisë, megjithëse ishte e ndaluar për spitalet private, vijoi aplikimin e testit PCR në spitalet që zotëronte. Ndërsa shteti shqiptar u mjaftua me luajtjen e rolit të tre majmunëve (duke thënë nuk pashë gjë, nuk dëgjova gjë dhe nuk di gjë). Kështu bëhet e ditur se ka fituar miliona dollarë.
Le të kthehemi përsëri tek shkollat e FETO-s në Shqipëri.
Veprimtaria arsimore e FETO-s në Shqipëri administrohej nga Kompania Arsimore Turgut Özal, si dhe nga Fondacioni Sema dhe nga Fondacioni Arsimor Gülistan. Kolegjet Turgut Özal, Memorial International School of Tirana-MİST, Universiteti Bedër dhe Epoka gjendeshin nën kupolën e këtyre.
Kur nisi të zihet ngushtë si pasojë e presioneve të Turqisë gjoja në datën 6 prill 2017 e shitën Kompaninë Arsimore Turgut për 10 milion Dollar. Kompania BF Cooperatif U.A gjendet e regjistruar në Hollandë, në dhomën e tregtisë së Amsterdamit. Ka dy pronarë: Fahri Özçelik dhe Erdit Shehu.
Erdit Shehu, si një prej bashkëpronarëve të kompanisë nuk zotëron asnjë pasuri në Shqipëri. Është një punonjës i thjeshtë. Mirëpo në Hollandë zotëron pasuri në vlerën e miliona dollarëve.
Tani, përqendroni vëmendjen…
Veçoria më e spikatur e Erdit Shehut: Është farefis i afërt i Kloidan Allajbeut, është djali i tezes së tij.
Pa dyshim asgjë nuk është rastësi. Të gjitha shkollat private, përveç MIST-it, janë ende nën kontrollin e FETO-s
Klodian Allajbeu dhe emrat e tjerë të besueshëm të FETO-s, kaluan nën pronësinë e tyre pasurinë e shkollave duke përdorur këtë kompani. FETO, atë që mori nga xhepi i djathtë e vendosi në xhepin e majtë dhe kështu vijoi rrugën e saj.
Një pikë tjetër…
Universiteti Bedër, si një ndër institucionet arsimore të FETO-s në këtë shtet, financon të gjithë gazetarët dhe shkrimtarët, të cilët nga një anë i servilosen FETO-s e në këmbim të kësaj punojnë kundër Islamit, Turqisë dhe drejtuesve të Republikës së Turqisë.
Ky nuk është një pretendim!
Informacionet në lidhje me rrogat, të cilat u infiltruan dhe dolën në publik nga Drejtoria Tatimore e Shqipërisë, e vërtetojnë këtë që themi. Qindra emra si Enkelejd Alibeaj, Mentor Kikija dhe Mark Marku janë lidhur me rrogë mujore nga Universiteti Bedër, i cili operon duke qenë i lidhur me Fondacionin Hafiz Ali Korça, fondacion ky i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Tema është mjaft e gjatë, mirëpo hapësira jonë kufizohet me kaq.
Në shkrimin e radhës le të vijojmë aty ku mbetëm.
Deri në atë kohë le të mendojmë përgjigjen e kësaj pyetjeje: Miqtë e Kloidan Allajbeut dhe FETO-shave të tjerë në Shqipëri dihen. Po vallë mbështetësit impliciatë të tyre në Turqi kush janë? / Përshtati në shqip: Frekuenca.net.

Mendimet e cituara në lajmin e mësipërm i përkasin autorit. Frekuenca.net nuk mban asnjë përgjegjësi për brendinë e këtij shkrimi. Teksti origjinal i shkrimit mund të gjendet në linkun e mëposhtëm: https://www.yeniakit.com.tr/yazarlar/ayhan-demir/feto-arnavutlukta-kok-saliyor-37873.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne