Organizata për Bashkëpunim Islamik: Transferimi i ambasadës së Australisë në Jeruzalemin e shenjtë, i paligjshëm

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se veprimi i Australisë për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë (Jerusalemit) si kryeqytet të regjimit sionist dhe për transferimin e ambasadës së saj në këtë qytet, është veprim i paligjshëm

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata për Bashkëpunim Islamik ka shtuar: “Njohja zyrtare e Kodsit Perëndimor si kryeqytet të regjimit okupator është një hap i paligjshëm dhe shkelje e rezolutave të AP dhe të KS të OKB në këtë drejtim sidomos shkelje e rezolutës numër 478 e cila kërkon nga vendet që të mbyllin përfaqësitë diplomatike nëse kanë në qytetin e Kodsit të shenjtë.

Organizata për Bashkëpunim Islamik ka theksuar se qyteti Kodsi i shenjtë që nga viti 1967 në bazë të të gjitha rezolutave juridike ndërkombëtare konsiderohet pjesë e territoreve të pushtuara dhe çfarëdo lloj veprimi për të krijuar regjim të ligjshëm juridik të re në këtë qytet të pushtuar është i paligjshëm dhe i papranuar dhe ka paralajmëruar për pasojat e veprimeve të tilla./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne