Organizatat e pederave kosovare denoncojne Gezim Kelmendin i cili i ka akuzuar pederet per perhapje te SIDA-s

Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut – Kosove (YIHR KS) përmes një deklarate për media ka dënuar ashpër ish – deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi. Deklaraten e tij ata e kane sulmuar me stil pederash duke e quajtur “gjuhë e urrejtjes”. Ja se cfare kane thene te rinjte YIHRKS:
“Në këtë deklaratë ai potencon se “homoseksualët rrënojnë dhe shkatërrojnë vendin dhe popullin tonë. Ata synojnë ta përhapin këtë sëmundje në vendin tonë dhe të paraqesin diçka si normale në emër të demokracisë ”. Për më shumë ai thekson se “homoseksualët j anë bartësit kryesor të sëmundjes vdekjeprurëse AIDS dhe Homoseksualizmi si sëmundje është armiku kryesor i familjes në veçanti dhe gjithë njerëzimit në përgjithësi, ngase çiftet homoseksuale nuk mund të lindin fëmijë. Kështu ata kontribuojnë në shuarjen e familjes dhe zhdukjen e njerëzimit”, citon YIHR në komunikatë.
“Duke marrë parasysh se z. Kelmendi si ish – deputet dhe kryetar i partisë “Fjala” është figurë publike me ndikim në ndryshime shoqërore dhe politike, ai duhet të përmbahet në gjuhën që përdor si në diskursin publik asht u dhe në jetën private. I kujtojmë z. Kelmendit se Kushtetuta e Kosovës Neni 24, paragrafi 2 thekson se: “ Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. ” Gjithashtu Neni 43 mbi Lirinë e Tubimit thekson se “Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të d rejtën për të marrë pjesë në to . “ Prandaj idea se vetëm disa grupe të caktuara shoqërore kanë të drejtë të tubohen duke e moralizuar idenë e tubimit është e pavertet ë dhe e kundërligjshme.
Gjithashtu, e njoftojmë z. Kel mendin, si një specialist në fushën e mjekësisë, që homoseksualiteti është larguar nga lista e sëmundjeve nga S hoqata Amerikane e Psikiatrisë në vitin 1973 . Për më shumë, Organizata Botërore e Shënde tësisë gjithashtu nuk e konsideron si sëmundje që nga viti 1992. Kështu cilë simi se është së mundje është jofaktik dhe arkaik. Deklaratat si “ Njëherit homoseksualët e kanë të ndaluar të dhurojnë gjak në vendet e BE – së, SHBA – së dhe në vendet tjera” janë plotësisht të pavërteta, dhe të bazuara në hamendësime homofobike të krijuara nga mungesa e informacioneve të mjaftueshme. Mendime të tilla, për veç që nuk kanë vend në diskursin publik, përhapin urrejtje dhe krijo j n ë një hapësirë ku dhuna drejt komunitetit LGBTI+ është e pranueshme. Prandaj, e ftojmë z. Kelmendin, nëse është i interesuar të mësojë fakte shkencore mbi orentimin seksual, prezencën historike të komunitetit LGBTI+ dhe nevojën e një parade ku promovohen të drejtat e personave LBGTI+, të na kontaktojë ose të vizitojë zyret tona”- thuhet tutje në reagim. / Express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne