Organizatat muslimane në SHBA kërkojnë drejtësi për turqit ujgurë

Grupet muslimane dhe të pakicave në SHBA në një letër dërguar Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) bënë thirrje për “drejtësi” për turqit.

OBI-t iu dërgua një letër e nënshkruar nga 150 organizata dhe e përgatitur nga Këshilli i Organizimeve Muslimane të SHBA-së (USCMO) dhe platforma “Tani liri ujgurëve”.

Në letrën ku vihen në dukje presionet me të cilat përballen turqit ujgurë në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës, radhiten pikat që duhet të ndërmarrë OBI për të siguruar drejtësinë.

Këto hapa radhiten të tilla si: “Të dënojë Kinën për krimet e kryera kundër njerëzimit, parandalimi për përhapjen e propagandës së Qeverisë së Kinës, të sigurohet strehim dhe mbrojtje për ujgurët, të mbështeten presionet që OKB-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare ushtrojnë mbi Kinën lidhur me çështjen e turqve ujgurë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne