Ky është efektivi i FNSH-së që u vra me armën e shërbimit nga djali i tij 7-vjeçar

Ky është Roland Bicerri, efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili u vra sot në Tiranë nga djali i tij 7-vjeçar.

Ngjarja ishte aksidentale pasi Bicerri kishte dalë te bilardo pranë shtëpisë së tij për të luajtur me disa miq ndërkohë që me vete kishte edhe djalin. Teksa ka qenë duke biseduar me disa miq, djali i tij ka marrë armën nga çanta e të atit dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Bicerri ka mbetur fillimisht i plagosur por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës. Policia njoftoi se grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne