Organizohet procesi gjyqësor ndaj krerëve të grupit terrorist MEK

Zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Republikës Islamike të Iranit njoftoi mbajtjen e gjyqit ndaj krerëve të grupit terrorist MEK.

Dosja e sulmeve terroriste në Iran ka regjistruar emrat e 17.000 viktimave të pafajshme, që është një dëshmi e qartë e veprimeve të dhunshme të grupeve terroriste, përfshirë grupin terrorist MEK.

Zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Iranit, Masud Setajeshi, tha: “Procesi gjyqësor që shqyrton akuzat ndaj anëtarëve kryesorë të kuadrit udhëheqës dhe krerëve kriminalë të grupit terrorist MEK do të mbahet publikisht më 12 dhjetor 2023, në gjykatë e parë penale të provincës së Teheranit”.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Iranit në një konferencë për media sot (e martë) ka njoftuar për mbajtjen e procesit gjyqësor nga terroristëve të MEK dhe tha: “Pas kryerjes së një pune të gjerë dhe të ndërlikuar hetimore dhe pas kalimit të të gjitha procedurave dhe fazave ligjore dhe pas nxjerrjes së aktakuzës së prokurorisë publike, më në fund do të mbahet procesi gjyqësor për të trajtuar akuzat ndaj anëtarëve kryesorë të udhëheqjes dhe liderëve kriminalë të grupit terrorist MEK”.

Zëdhënësi i sistemit gjyqësor të Iranit shtoi: “Në këtë proces gjyqësor do të hetohet çdo krim dhe tradhti e këtij grupi të urryer ndaj popullit të Iranit dhe do të merret një vendim ligjor dhe ky vendim do të zbatohet me vendosmëri dhe në përputhje me standardet ligjore”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne