Orgji katolike në Vatikan, tërbohet Papa

Tjetër skandal në Papat, ku policia ka zbuluar orgji homoseksuale në dhomën e një prej kardinalëve më të afërt të Papa Françeskut.

Në një prej dhomave të kardinalit më të afërt të Papës, është zbuluar një orgji homoseksuale mes disa personave që ndër të tjera kishin konsumuar dhe lëndë narkotike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në muajin qershor por është mbajtur e fshehtë deri më sot, për t’ju shmangur skandalit, raporton DailyMail, e cila citon gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano”.

Banorët afër apartamentit të kardinalit, kanë denoncuar në polici zhurmat e çuditshme që dëgjonin çdo natë, deri sa policia i kapi në flagrance, duke kryer orgji, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike.

Gjithashtu mësohet se Papa Françesku është tërbuar nga fakti që dhoma e kontrolluar nga policia, e banuar nga kardinali Francesco Coccopalmerio, është pronë e Vatikakanit.

Skandali i fundit kishte të bënte me zyrtarin e tretë më të lartë të Vatikanit, shefin e thesarit të shtetit Papal, Kardinalin, George Pell, i cili është akuzuar për abuzim seksual me të mitur në vitet 1976-1980 kur ka qënë prift në Ballarat dhe në 1996-2001 ku ka shërbyer si Arqipevshk në Melburn.

Kardinali Pell i ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij ndërsa Papa e shkarkon që ë mbrohet ndaj akuzave të bëra.

pap

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne