Bota

Orvatjet e Turqisë për praninë e terroristëve ujgurë në Siri?

Agjencia e lajmeve “Ahbar” (Lajmet), përpiloi një raport, në faqen e saj të internetit dhe shkroi se Siria dhe Iraku, janë shndërruar në “kiblen” (drejtimin) e ri, të terroristëve të armatosur, nga të katër anët e botës. Ardhja e tyre nuk është rastësi, por është një veprim i organizuar mirë, nga organizatat e sigurisë botërore dhe rajonale, të cilat kanë për qëllim, mbushjen e Sirisë dhe Irakut me luftëtarë të huaj.

Lërmëni t’iu shpjegojmë, se institucionet e sigurisë europiane, bëjnë të mundur lehtësimin e kalimit, të muxhahidinëve të Europës Lindore, me synimin e asgjësimit të tyre. Megjithatë roli i luajtur nga Turqia në këtë lojë, shkon përtej tërheqjes dhe vendosjes së terroristëve në Siri dhe Irak. Zanafilla e këtyre veprimtarive, nisi në fillimin e viteve 1990, nga ana e ushtrisë turke, me pikësynimin e përfitimit, të rolit politik dhe të sigurisë së saj, në rajonin e Azisë së Mesme.

Citojmë se prania, e mijra ujgurëve në Siri, është një dëshmues, i bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe të sigurisë, mes agjencive të sigurisë kineze dhe qeverisë siriane. Republika Popullore e Kinës, po orvatet që të shtojë, mbështetjen e saj ushtarake, për ushtrinë siriane, me qëllimin e luftimit, të luftëtarëve tekfiristë, sidomos të luftëtarëve, që zotërojnë nënshtetësinë kineze.

Madje Pekini zyrtar, i cilëson ata si një kërcënim serioz, për të ardhmen e tyre, veçanërisht në rajonin e Xinjiangut “Tokës së Fituar”, (ose siç njihet ndryshe Turkistani Lindor), i cili gjendet, në anën përëndimore të shtetit kinez.

Shtojmë se qasja, në statistikat e hollësishme, mbi numrin e luftëtarëve ujgurë në Siri, nuk është e lehtë, ndonëse sipas llogaritjeve, del se numri i tyre, është afërsisht, pesëmijë burra të armatosur. Agjencia e lajmeve “Ahbar” (Lajmet), siguroi të dhëna që tregojnë, se prania më e madhe e këtyre luftëtarëve, është në qarkun e Idlibit, në afërsi të kufirit turk.

Luftëtarët ujgurë, zotërojnë dy baza kryesore, në qarkun e Idlibit. Baza e parë ndodhet, në fshatin e Ashmit në rajonit e Xhebel Zauijes, në të cilin jetojnë dymijëepesëqind luftëtarë, nën flamurin e Partisë Islame të Turkistanit. Ndërsa baza e dytë, përbëhet nga tremijë luftëtarë.

Nënvizojmë se luftëtarët ujgurë, kanë sjellur dhe familjet e tyre në Siri. Këta të fundit, këmbëngulin që të jetojnë në qarkun Idlibit. Për më tepër, fshatrat përreth, së bashku me banorët e tyre janë dëbuar, ndërsa pasuritë dhe pronat e tyre, janë përvetësuar, nga organizatat terroriste të Nusrës dhe Partisë Islame të Turkistanit.

Vlen të përmendet fakti, se ujgurët zotërojnë një shumëllojshmëri armësh, duke përfshirë këtu, predhat amerikane Tau, të përgatitura, nga agjencia e inteligjencës turke. Ata zotërojnë dhe kamera me pamje natën dhe pajisje të tjera komunikuese perëndimore.

Sërish sipas agjencive të sigurisë siriane, gjashtëqind ujgurë, kanë mbetur të vrarë, vitin e shkuar gjatë përleshjeve, në rrethinat e Hamasë dhe Halibit. Shkrimtari amerikan Sejmur Hersh, ka shkruar një artikull, në fillim të vitit 2016, duke theksuar se, rreth pesëmijë ujgurë, janë zhvendosur në Turqi, që nga viti 2013, deri në vjeshtën e vitit 2015.

Imam Mustafa, ambasadori sirian në Pekin, bëri të ditur se tetëqindegjashtëdhjetë ujgurë, janë të pranishëm në Siri. Kina ka premtuar, një ndihmë tre miliardë dollarëshe, për rindërtimin e Sirisë pas luftës.

Rishtas sipas agjencisë së lajmeve “Ahbar” (Lajmet), Kina është e shqetësuar, nga rritja e fuqisë së luftëtarëve ujgurë në Siri dhe i mundësisë së rikthimit të tyre në atdhe. Si rrjedhojë Kina, do të shtojë bashkëpunimin e saj ushtarak, me ushtrinë siriane, me synimin e luftimit të këtyre terroristëve. Për më tepër Republika e Kinës, planifikon rritjen e rolit të saj ushtarak në mbarë rruzullin tokësor, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës.

Burimi : iuvmpress/ ml

OPINIONE

INTERVISTA