Osmani urgjent të kthehet në Prishtinë, duhet ta shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet në Strasburg, e njëkohësisht të kthehet në Prishtinë për tu takuar urgjent me Këshillin e Sigurisë.

Duke diskutuar për marrjen peng te tre zyrtarëve policorë nga forcat speciale serbe në Leposaviq, Elezi vlerësoi që madje do duhej të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Presidentja e Republikës së Kosovës si komandante e përgjithshme e ushtrisë së Kosovës, duhet t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet e saja në Strasburg në Parlamentin Evropian dhe të niset në drejtim të Prishtinës, për të kërkuar një takim urgjent më Këshillin e Sigurisë. Ndoshta edhe duhet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Duket që ishte një përgatitje e mirëfilltë, ata kishin ardhur me një grup të caktuar e me pajisje të caktuara”, deklaroi Elezi.

Mirëpo, Elezi tha se është shqetësuese se si janë vendosur vetëm tre zyrtarë policorë në atë pikë të kufirit, duke marrë parasysh gjendjen aktuale në veri.

“Po ashtu, ajo që të vë në dyshime, është se duke marrë parasysh gjendjen e sigurisë që e kemi, është e pakuptimtë në aspektin operacional se si i kanë vendosur vetëm tre zyrtarë policorë në një pikë statike, në një vend ku vetë kryeministri, Albin Kurti, ka thënë që ka qenë një pikë e rëndësishme e kontrabandimit të armëve”, shtoi tutje ai.

Sipas tij, zyrtarët policorë të dërguar në Leposaviq, nuk kanë qenë të përgatitur me pajisjet e nevojshme policore për raste emergjente.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress