(Pa)barazia para ligjit-rasti i imamit boshnjak

Nora Huseinovic

 

Arrestimi e më pas ndalimi i imamit nga Bosnja, Elvedin Pezić, i cili kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Kosovë përmes pikës kufitare përkatëse, ngre shqetësime serioze për respektimin e lirive dhe të drejtave kushtetuese.

Nëse ndaj tij ka ekzistuar vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë, kjo masë do të duhej t’i komunikohej në kufi dhe ai të kthehej mbrapsht. Fakti që është lejuar të hyjë e më pas është arrestuar dhe ndaluar kërkon një shpjegim të qartë: cila ka qenë baza ligjore dhe cilat janë provat konkrete që e kanë justifikuar këtë masë?

Mund të mos pajtohemi me të gjitha interpretimet fetare të një hoxhe apo prifti, por të drejtat e tyre procedurale dhe materiale duhet të respektohen njësoj.

Nëse bëhet fjalë për procedurë penale, arrestimi dhe ndalimi nuk mund të bazohen në insinuata, dyshime të pabazuara apo në faktin nëse ka apo jo leje nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Filma të tillë skenik kemi parë edhe në vitin 2014, kur u arrestuan shumë hoxhallarë vendorë në rrethana që ngritën pikëpyetje serioze për bazën ligjore të veprimeve të shtetit.

Kjo nuk është Kosova që e duam!

Nora Huseinovic

Avokate

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne