Nga Artur Shkurti
Drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 9 shkurt 2026
Kthimi i eshtrave të Mithat Frashërit u krye për të bërë idiot kombin shqiptar të mos kuptojë dëmtimin e Poetit Kombëtar Naim Frashëri dëmtimin e “Mësonjëtores së parë shqipe”, të Vëllezërve Frashëri, të Korçës, të Frashërit të Rilindjes Kombëtare, të Harmonisë Fetare, të Historisë Kombëtare dhe Sistemit Arsimor
Opinioni Publik u habit që Qeveria Socialiste po kthente eshtrat e Kryetarit të Ballit Kombëtar forcës më antikomuniste gjatë Luftës II Botërore. Kur i thamë një prindi socialist, a na e lejonte fëmijën ta merrnim për homazh tek Mithati (14 nëntor 2018), ai na tha: “Më kuptoni, jam socialist i lidhur me partizanët, e nuk mundem ta sjell”.
Algoritmi i dëmtimit dhe i fshehjes
14 nëntor 2018
Kthimi i eshtrave të Mithat Frashërit megjithë kundërshtimin e militantëve të Partisë Socialiste. “Udha e shkronjave” shkoi në homazhe. Ishte e vetmja shkollë. Partia Demokratike, sipas bashkëpunimit me Edi Ramën, sabotoi homazhet masive nga demokratët. Edi Rama ishte “largpamës” kish planifikuar dëmtimin e e Poetit Kombëtar Naim Frashëri dhe të Rilindjes Kombëtare.
Maj 2018 – Hiqet statusi Muze Kombëtar për “Mësonjëtoren”
Miratohet ligji 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore” ku nuk parashikohet që “Mësonjëtorja” të kishte status Muze Kombëtar i Arsimit, një status që e gëzonte nga viti 1997. “Mësonjëtorja” ishte kryevepra e Naimit, Samiut dhe e Rilindjes Kombëtare.
10 mars 2021 – Del VKM 146 për mbylljen “Mësonjëtores”
Për të fshehur “mbylljen” e Mësonjëtores së Korçës si Muze Kombëtar, e njëjta godinë bëhet “muze arsimi lokal” i Korçës. Megjithëse statusin Muze Kombëtar e kishte hequr në 2018, paratë e “buxhetit kombëtar” u shfrytëzuan për “lokalen” (?!) që të ishin të sigurtë në konceptin e dëmit. Nuk lanë asnjë detyrë trashëguese për “Mësonjëtoren” dhe “Rilindjen”.
Nëntor 2022
Thomas Frashëri boton librin voluminoz me 826 faqe me titullin diabolik “Frashëri i shquar i panjohur” ku “të panjohurit” e Frashërit (ku fusin edhe Mithatin) synojnë të krijojnë “klanin Frashëri” për të sulmuar “të njohurit” (nënkupto Vëllezërit Frashëri), duke shfrytëzuar diabolikisht mbiemrin Frashëri, pa dhënë informacion që nuk kanë lidhje gjaku, feje, ideje kombëtare me Vëllezërit Frashëri. Koncepton “Klanin Frashëri” që do të zëvendësojë Vëllezërit Frashëri. “Klani Frashëri” do të ishte me kuç e me maç nga fisi ortodoks i Thomasit. Libri merret me çdo gjë që mund të dëmtojë Vëllezërit Frashëri. Synon të instalojë harresën për Vëllezërit Frashëri (Naimin, Samiun, Abdylin) (me devizën diabolike “boll është folur për ta”). Ka skedë vetëm për Mithat Frashërin. Mithati nuk ishte i panjohur që ta bënte Thomasi të njohur, por e ka për të gënjyer lexuesin me “respektin për familjen Frashëri” (në fakt do t’i përçajë). Shpik një “klan” që do të quhej “Vëllazëria Frashëri”, pra që të merrte përmes dublimit një koncept të rrënjosur në Historinë e Shqipërisë, por që nxënësit duhet ta lexonin ndryshe këtej e tutje. Pra kur të flitej për “Vëllezërit Frashëri” ta konceptonin si “sekt” ku të futej kooperativa e Frashërit. Synon në libër që merita kombëtare të përvetësohet, të tjetërsohet, të varfërohet, të harrohet, të zëvendësohet, të keqkuptohet, të dëmtohet, të transferohet drejt klanit Frashëri të Thomasit.
Thomasi hedh në libër thashetheme dëmtuese për Mithatin dhe motrën e Mithatit. Shkel rëndë detyrimet etike të researchit. Bën sikur vlerëson, por në fakt dëmton. Ndërkohë hedh bazat e veçimit të Abdyl Frashërit nga Naimi dhe Samiu. Ka më shumë për të thënë, por i kemi thënë në librin kritik “Klani “Oxhaku Heuristik” i shek.21”.
Viti 2022 – Qeveria ligjin e dekoratave (miratuar në 2024) dhe heq pa lajmëruar publikun Urdhrin “Naim Frashëri” që ishte urdhër tradicional që nga koha e komunizmit. Shenjat janë që me këtë punë është marrë Thomas Frashëri, tashmë Kancelar i Urdhërave dhe Dekoratave. Ligji është goditje në shtyllën kurriozore të nderimit kombëtar për Naim Frashërin Poet Kombëtar dhe automatikisht i tjetërson Urdhrat e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës në Urdhra fetarë të krishterë, dhe konceptin për “Historinë e Skënderbeut” si luftë “e krishterë” dhe jo si luftë kombëtare diçka për të cilën kanë shkruar Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta që ishin kundër trajtimit të Skënderbeut si “fatos feje” (term i Fishtës).
Viti 2024 – Miratohet ligji 27/2024 “Për festat zyrtare”.
Caktohet 22 nëntori 1908 Festë Zyrtare “Dita e Alfabetit”, për nder të Kongresit të Manastirit ku Mithat Frashëri kishte qenë drejtues. Synimi: sulmi ndaj “Mësonjëtores” së Naimit dhe Samiut dhe instalimi i shpërfilljes së rëndësisë së periudhës së parë të Rilindjes Kombëtare, që ka edhe Lidhjen e Prizrenit brenda me devizën “gozhda del me gozhdë”, pra Naimi del me Mithat, Mësonjëtorja me Kongres Manastiri, e kështu me radhë. 7 marsi 1887 dhe “Mësonjëtorja e parë shqipe” janë më të rëndësishme “Kongresi i Manastirit”
U synua zhvendosja e rëndësisë nga shek 19 drejt shek.20.
Nisma Shtet Bektashi tjetër goditje ndaj Naim Frashërit dhe ideve të tij për harmoninë fetare dhe sintezën e besimeve.

















