Rajoni

Pacolli në Turqi, takohet me Ministrin Çavushoglu

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të vizitës së tij në Turqi është takuar me homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu.

Pacolli po qëndron në Turqi për një vizitë zyrtare, ku në këtë kuadër ai sot u prit nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Pas këtij takimi të dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë ditës pritet që Pacolli të zhvillojë takim edhe me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Pacolli dje ishte në një vizitë zyrtare edhe në Maqedoni./ AA

OPINIONE