Padi e re për korrupsion ndaj Kryeministrit të Izraelit

Është ngritur një padi e re kundër Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili me anë të këshilltarëve i propozoi një zyrtari të gjyqësorit “ti mbyllë hetimet ndaj bashkëshortes së tij në këmbim të pozitës së kryeprokurorit”.

Sipas deklaratës së lëshuar nga policia, të cilën e përcjell shtypi izraelit, ish-këshilltarët e Netanyahut për media, Nir Hefetz dhe Eli Kamir, i propozuan një zyrtari të gjyqësorit që të veprojë në drejtim të caktuar në dosjen për korrupsion me numër 1230 në këmbim me promovim në pozitën e kryeprokurorit.

Mediat izraelite përcjellin se Hila Gerstelës, kryetares së gjykatës së qarkut në atë kohë, i është propozuar pozita e kryeprokurorit në këmbim të mbylljes së hetimeve ndaj Sara Netanyahu, bashkëshortes së kryeministrit, që zhvilloheshin për “lëshimin e faturave të rreme dhe keqpërdorimin e burimeve publike”.

Hefetz dhe Kamir janë ndaluar në kuadër të hetimeve në lidhje me dosjen numër 4000 që ka të bëjë me koncesione financiare të bëra ndaj kompanisë mediatike “Bezeq” në këmbim të transmetimeve në favor të Netanyahut.

Policia bën të ditur se dosja numër 1230 është hapur në bazë të provave të përfituara nga dosja numër 4000.

Në lajmet që zënë vend në shtypin izraelit bëhet e ditur se Gerstel ka refuzuar propozimin, por nuk e ka paraqitur rastin tek autoritetet përkatëse.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga zyra e Netanyahut thuhet se “Hefetz këtë propozim qesharak nuk i ka bërë as Kryeministrit e as bashkëshortes së tij dhe se çifti Netanyahu nuk ka kërkuar nga ai të bëjë një deklaratë të tillë”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu më herë ka depozituar 7 deklarata pranë policisë në lidhje me dosjet e hetimeve për korrupsion./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne