Një deklaratë tronditëse nga Engjëll Ndocaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), ka shkaktuar reagime të ashpra mbi mënyrën se si menaxhohet televizioni shtetëror shqiptar, i financuar nga taksat e qytetarëve.
Gjatë një mbledhjeje, Ndocaj pranoi hapur se anëtarët e Këshillit nuk mbajnë përgjegjësi për moszbatimin e ligjit, duke pranuar se nuk e njohin atë.
“Nuk e njohim ligjin. Nuk mbajmë përgjegjësi për atë që nuk e njohim. Ne veprojmë ashtu siç dimë ne, se nuk e kuptojmë ligjin, se nuk jemi juristë!” – u shpreh ai, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin dhe aftësinë e Këshillit Drejtues për të përmbushur detyrimet e tij ligjore.
Në një vend ku qytetarët paguajnë taksa për të mbajtur në këmbë një televizion publik, një deklaratë e tillë hedh dritë mbi nivelin e përgjegjshmërisë dhe kompetencës së drejtuesve të RTSH. Mbetet për t’u parë nëse ky skandal do të sjellë ndonjë reagim nga autoritetet apo nëse do të vazhdojë si një tjetër rast tipik i abuzimit me fondet publike./gazetaimpakt