Bota

Pakistani thërret ambasadorin amerikan lidhur me deklaratën e Trump-it

Pakistani ka thirrur ambasadorin e SHBA-ve në Islamabad David Hale në Ministrinë e Jashtme, pas postimit në Twiter të të presidentit amerikan Donald Trump i cili fajësoi qeverinë e Islamabadit “për sigurimin e një zone të sigurt për terroristët”.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, mësohet se ambasadorit amerikan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Pakistanit dje në mbrëmje i janë shprehur shqetësimet nga deklarata e Trump-it me të cilën akuzoi qeverinë e Islamabadit.

Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme të Pakistanit, Tehmina Janjua tha se po presin një shpjegim nga Hale lidhur me postimin e Trump-it i cili akuzon “për sigurimin e një zone të sigurt për terroristët”.

Pas mesazhit të Trumpit, kryeministri Shahid Hakan Abbasi sot ka thirrur kabinetin për të vlerësuar situatën.

Në një mesazh të publikuar dje në llogarinë e tij në rrjetin social, Trump pretendon se Pakistani “po siguron strehim për terroristët” që SHBA-të po i ndjekin në Afganistan.

Ministri i Jashtëm pakistanez Khawaja Muhammed Asif reagoi ndaj deklaratave të Trump-it, duke thënë se akuzat e tij janë të pabaza.