Opinion

PAKTI RUSO & SERB NËN OMBRELLËN AMERIKANE!!!

Savash Veliu

 

… Derisa Evropa tall dhe humb vëmendjen dhe kohën e Kosovës në anën tjetër ajo direkt i siguron Serbisë lidhjen me Rusinë e indirekt me Amerikën e cila ka kaluar në sulme të largimit të influences Kineze prej tyre që është në rritje marramendëse.

Amerika me të mirë apo me të keq do mundohet të tërheq Rusinë në orbitën e saj të dominimit që sipas rrethanave politike të shënuara në terren ajo duket hapur se i është nënshtruar gjeopolitikës amerikane sepse ekonomia ruse varet nga sanksionet amerikane ngase ajo kur don ia liron litarin e kur don ia shtrëngon për fyti. Amerika gjithnjë e ka ndihmuar Rusinë kur don i tërheq çmimet e petrolit lartë dhe kur don ti zë frymën i ulë çmimet në OPEC! Siç duket dizginosja e Rusisë veç është e arritur që të qëndroj si tampon zonë mes Evropës dhe KInës, sepse Evropa zhvillon një tregëti edhe me Kinën edhe me Rusinë që shihet se ky i fundit është tërhequr në heshtje nga skena ndërkombëtare (sot detyrohet edhe Serbia të qëndroj pran rusisë larg Kinës). Poashtu për ta mbajtur Rusinë pranë vetes Amerika i mbyll sytë para Gazit Rus e cila është në fazën përfundimtare lartë në detin Baltik që do të transferohet drejt Evropës duke e bajpasuar Ukrainën dhe kështu do ta lë Evropën të varur prej Rusisë kurse Rusinë ndaj Amerikës.

Me siguri kësaj operacioni të paralizimit të influencës së Rusisë i paraprinë edhe ndihma e Britanisë me komandot dhe shërbimet secrete të favorizoj interesat e Amerikës me tentativ Kinën të fusin nën shtetrrethimin e tyre si prej deti ashtu edhe nga toka përmes Rusisë që duket se është dakorduar me këtë plan anglo-amerikan që do ta rruajnë nën kontrolin e tyre Hong Kongun. Ushtarëve SAS të Britanisë u është thënë t’i zhbëjnë ndërhyrjet ruse në të gjithë botën si pjesë e një lëkundjeje të madhe të përparësive të mbrojtjes me SAS dhe njësitë e tjera në Grupin e Forcave Speciale do të punojnë së bashku me shërbimin e zbulimit MI6 për të kryer operacione të vëzhgimit të fshehtë kundër spiunëve dhe njësive ushtarake ruse.

Shtetet armiqësore ka të ngjarë të jenë Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani por askund nuk përmendet Turqia. Nga këto, Rusia konsiderohet si shqetësimi më i ngutshëm i sigurisë kombëtare.

Edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda. Nëse Serbia një ditë bashkohet me Bashkimin Evropian (BE), ajo do të detyrohet të tërhiqet nga marrëveshja euroaziatike e tregtisë së lirë. Serbia është bashkuar me bllokun tregtar të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të udhëhequr nga Rusia.

Në këto çaste Amerika mundohet të mbroj fronin duke larguar forcat e saja ushtarake nga Lindja e Mesme me disa trupa që i transferon prej Katari në Jordani me dukje se  i afrohet më afër kufijve të Turqisë sepse përball saj tjetër sështë askush në Mesdheun Lindor, kurse në anën tjetër i drejton trupat tjerë drejt kufijve të Kinës, por a do tia arrij të ndal hovin Kinez pa u konfrontuar direkt me një luftë të nxehtë me përmasa botërore vlen të pritet e të shihet.

Por gjasat janë të mëdha që Amerika ta neutralizoj Kinën brenda kufijve të saja duke e eliminuar nga loja ndikuese në botë dhe pastaj sipas mediave britaneze thuhet se mund të përplaset me Turqinë me një Luftë të tretë Botërore… skenaret janë të hapura për çdo probalitet, por si do pozicionohet Turqia a më pran Amerikës apo më pran Kinës duhet pritur kohën se çka do sjell në skenën e rireshtimeve të forcave mes aleancave të mëdha që janë në zhvillim të sipërt!

Etiketa

OPINIONE