Palestina duhet të dalë nga marrëveshja e Oslos

Lëvizja palestineze Hamas i ka bërë thirrje Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas të tërhiqet nga Marrëveshja e Oslos dhe t’i japë fund menjëherë të gjithë bashkëpunimit të sigurisë me regjimin e Tel Avivit në shenjë proteste ndaj votimit të parlamentit izraelit për të konsoliduar okupimin e Jeruzalemit.

Zëdhënësi i Hamasit, Fauzi Barhum, në një deklaratë të publikuar të martën, i kërkoi Abasit krijimin e një kuadri për grupet politike palestineze në bazë të rezistencës kundër Izraelit për të rivendosur të drejtat e kombit palestinez dhe për të prishur ekuacionet e regjimit okupator izraelit. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të “përshkallëzuar kryengritjen në Jeruzalem dhe për të mbledhur mbështetjen rajonale dhe ndërkombëtare për drejtësinë dhe aspiratat e palestinezëve përballë politikave radikale dhe raciste të SHBA dhe Izraelit”. Barhum vazhdoi duke thënë se projektligji i i parlamentit izraelit mbi Kudsin e shenjtë “është në vazhdën e një sërë sulmesh mbi qytetin e shenjtë dhe në përputhje me dëbimin e popullatës palestineze dhe falsifikimit të historisë dhe realiteteve”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne