“Palestina e braktisur duhet të largohet nga Liga Arabe”

Palestina duhet të tërhiqet nga Liga Arabe pasi forumi refuzoi të dënojë marrëveshjen e diskutueshme të normalizimit EBA-Izrael, tha sot grupi palestinez Xhihadi Islamik.

“Ne i bëjmë thirrje Autoritetit Palestinez të tërhiqet nga Liga Arabe sepse ky organ përfshin vende që braktisën Palestinën dhe përqafuan Izraelin dhe hedhin poshtë dënimin e normalizimit me Izraelin”, tha Mohammed al-Hindi, anëtar i byrosë politike të Xhihadit Islamik.

Ai tha se këto regjime arabe nuk përfaqësojnë “popullin e tyre që janë gjithmonë të sinqertë ndaj Palestinës”.

Pas video-konferencës së djeshme të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Ligës Arabe, zyrtarët palestinezë akuzuan disa vende arabe, pa i përmendur ato, për heqjen dorë nga një projekt-rezolutë që dënon marrëveshjen EBA-Izrael./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne