Palestina letër OKB-së për t’i dhënë fund mosdënimit të Izraelit për krimet që ka kryer

Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour deklaroi se është koha për “t’i dhënë fund lirimit të Izraelit nga dënimi për krimet e tij ndaj popullit palestinez”.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve (WAFA), Mansour i dërgoi letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, përfaqësuesit të përhershëm të SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield dhe kryetarit të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkır.

Në letrën e tij, Mansour tha se “Izraeli vazhdon aktet e plagosjes, gjymtimit dhe vrasjes së civilëve palestinezë”. Më tej tha se palestinezi Atif Hanayshe (48) u martirizua nga plumbi i ushtrisë izraelite gjatë ndërhyrjes kundër vendbanimeve të paligjshme në fshatin Bayt Dajan, në lindje të qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Duke iu referuar raportit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), letra e Mansour tregon se në shkurt 2021, forcat e okupimit shkatërruan ose pushtuan shtëpitë që u përkisnin 153 palestinezëve, kështu që 305 persona përfshirë 172 fëmijë u hodhën në rrugë dhe u dëmtuan kushtet e jetesës për 435 persona.

Mansour bëri thirrje urgjente që bashkësia ndërkombëtare të përmbushë përgjegjësitë e saj sipas ligjit ndërkombëtar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne