Palestina, lufta për tokën e shenjtë!

Ambasada Palestineze në Shqipëri.

Falenderojmë shumë gazetaren Marjana Doda për artikullin e saj mjaft interesant dhe përmbledhës të kalvarit të gjatë të historisë dhe vuajtjeve të popullit palestinez nën pushtimin izraelit.

nga Marjana Doda.

Në ka popull në botë që ka provuar vuajtje e dhimbje janë hebrejtë, por dhe në ka popull që po shkaktojnë vuajtje e dhimbje janë po hebrejtë.Ndonëse ndër shekuj kanë qenë të shpërndarë kudo nëpër botë hebrenjtë kanë përkrahur idenë e formimit të shtetit të tyre dhe kthimin e të gjithë hebrenjëve në Palestinë, aty ku me shekuj kanë jetuar arabët. Ardhja e hebrenjeve në Palestinë që nga ajo kohë e deri mësot , ka bërë që populli palestinez të dëbohet nga trojet e tyre nëmënyrë të vazhdueshme duke u kthyer në refugjatë të përjetshëm .

Përpjekjet e hebrenjeve për formimin e tyre si shtet filluan nga Qeveria angleze që më 1848, e cila kishte nën sundim territorin palestinez. Pas akteve të dhunshme antisemite që ndodhen më 1870 në Rusi, lëvizja sioniste bëri që shumë hebrej të vendosen në Palestinë. Si gjithmonë, të aftë për tu organizuar e për të qenë të pasur, u krijuan familje me emër, si Rothschildët, të cilët që para dy shekujsh krijuan një rrjet të fuqishëm bankar në qytetet më me rëndësi të kohës, si në Nju Jork, Londër, Paris, Berlin, Milano, etj. Duke bërë kështu që bota financiare në një formë a tjetër të kalonte nëpër duart e hebrejve.

Në fund të Luftës Parë Botërore, si gjithnjë me Anglinë kujdestare, ata influencuan në kohën e duhur për të kristalizuar shtetin e tyre, pasi revolucioni bolshevik në Rusi po triumfonte duke prishur ekuilibra botërorë, gjë e cila bëri që më 2 Nëntor 1917, Sekretari Jashtëm britanik Arthur James Balfour ti dërgonte zyrtarisht letër Rothschildit, kreu i Federatës Sioniste Britanike, në të cilën thuhej se:” Qeveria e Madhërisë së Tij e mirpret krijimin në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebre dhe do punojmë për arritjen e këtij qëllimi, pasi është e qartë që asgjë nuk duhet bërë që të paragjykojë të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve jo hebraike në Palestinë, as të drejtat dhe statusin politik të hebrejve në vende të tjera”.
Nënteksti i deklaratës ishte i qartë që në shtetin e Palestinës, me komunitet arab, të krijohej shtet hebraik, ndërsa arabët të pranoheshin thjesht me të drejta civile e fetare. Përveçse supremacisë bankare që hebrejtë po krijonin kudo në botë, anglezët nxituan ti favorizonin, pasi Franca ishte dakord për të krijuar shtet hebraik, por dhe me frikën se Gjermania mund të bënte një gjë të tillë, e për më shumë ishin në pritje të aleancës me SHBA që po ndihmonte Evropën me ushtri deri në përfundimin e Luftës Parë Botërore e cila do të bëhej aleatja kryesore e vetë Anglisë.

Pas deklaratës së Balfourit mund të thuhet se fillon dhe lufta shekullore për kontrollin e Palestinës.Qindra e mijëra hebrej në zbatim të projektit sionist emigruan drejt territorit të Palestinës sunduar nga anglezët.Rritja e popullsisë hebraike deri në 1/6 që në prill 1920 bëri që të fillojnë kryengritjet e para të popullit palestinez për mbrojtjen e vendit të tyre nga kolonët hebrej.
Me vendosjen e diktaturës naziste, tek Adolf Hitleri u zhvillua urrejtja patologjike për të filluar shfarosjen e tyre. Antisemitizmi gjerman solli emigrim masiv drejt Palestinës. Do të ishte holokausti që ndryshoi dhe pozicionin e fuqive të mëdha ndaj izraelitëve, përfshi këtu dhe Bashkimin Sovjetik, që me kontributin e pamohueshëm në Luftën e Dytë Botërore, kontribuojë dhe në mbijetesën e tyre.
Pas Luftës, duke siguruar dhe mbështetjen e SHBA, më 1947 Britania i dorëzon për zgjidhje Kombeve të Bashkuara cështjen e Palestinës duke e ndarë territorin në dy pjesë, në 56.5% izraelitëve dhe në 43.5% arabëve. Po në këtë vit Asamblea e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën në OKB që votoi pro ndarjes territorit palestinez dhe legjimitetin e formimit të shtetit hebraik.Më 14 Maj1948 Izraeli themelohet shtet i pavarur. Më 15 Maj Britania e Madhe deklaroi se do ti jepte fund sundimit mbi Palestinën, ndërsa në dhjetor po të këtij viti izraelitët nisën spastrimin etnik të fshatrave me popullsi arabe, duke bërë kështu që këta të fundit të mendonin se tashmë hebrejtë po silleshin ndaj tyre sikur pak kohë më parë Hitleri ndaj vetë hebrejve.

Që pas krijimit të shtetit Izraelit në Palestinë nuk ka patur më paqe.Gjithçka lidhet më shumë se çdo gjë tjetër me luftën për Tokën e Shenjtë, Jeruzalemin, i cili paraqet asociacionin e tre legjioneve të mëdha botërore, hebraike, krishtere e muslimane. Aty ndodhet Muri i Lotëve, një mur mbajtës i vjetër, mbetje e fundit e Tempullit të Dytë hebre që në vitin ’70 pas Krishtit u shkatërruan nga romakët. Ky është vendi më i shenjtë ku hebrejtë luten, ndaj dhe e quajnë Jeruzalemin kryeqytet të mbretërisë së Izraelit të Mbretit David (shek.X p.e.s), ndaj që pas shembjes Tempullit judaizmi ka kërkuar një rikthim në Jeruzalem. Dhe për muslimanët ky qytet është vendi i tretë i shenjtë i tyre (pas Medinës dhe Meka ) ku ndodhet sheshi i xhamive Haram Al Charif(shenjtore fisnike), shenjtorja më e largët që Profeti Muhamed ka shkuar. Po në Jeruzalem ndodhet Kisha e Varrit të Shenjtë, aq thelbësore në historinë e Jezusit, në kryqëzimin, në vdekjen dhe ringjalljen e tij, vend peligrinazhi për miliona krishterë në mbarë botën.
Si rezultat i spastrimeve dhe dhunës ndaj palestinezëve bëri që vendet arabe ti shpallin luftë shtetit të Izraelit që po tregohej aq agresiv fill pas krijimit të tij. Më 1964 themelohet Lëvizja Çlirimtare Palestinës për rezistencë kundër pushtimeve të territoreve, por Izraeli nuk do ndalej me kaq. Më 5 Qershor 1967 pushton Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor, ndërsa mori nga Egjipti, Gazën e Gadishullin Sinai, si dhe kodrat Golan nga Siria, duke ndryshuar kështu hartën në Lindjen e Mesme. Me gjithë presionin e Kombeve të Bashkuara për tërheqjen e menjëhershme, Izraeli nuk përfilli asgjë.
Ndër vite e dekada dhuna dhe lufta në Palestinë nuk u ndal, me gjithë ndërhyrjen e diplomacisë ndërkombëtare. Më 1979 arrihet një marrëveshje për paqe nënshkruar nga Presidenti egjiptian Anwar Sadat, i cili ishte i pari lider arab që njohu shtetin e Izraelit, duke ia dorëzuar Gazën palestinezëve, por kjo marrëveshje pati si përfundim vrasjen e tij. Tre vite më vonë Izraeli i shpall luftë Libanit duke krijuar masakra më të mëdha historike për palestinezët. Vala e vazhdueshme e dhunës izraelite në territore palestineze, bëri që në Gaza të rritet vala e protestave duke krijuar një grup rezistence që mori emrin Lëvizja Hamas, e cila sot e kësaj dite është rezistente ndaj sulmeve izraelite, por dhe vendimarrëse në negociata për paqe.

Në vitet ’90-të ka patur përpjekje tjera diplomatike për arritje të një paqe mes të dyja palëve, siç ishte ajo e vitit 1993 me Presidentin Palestinez Arafat që nënshkroi me izraelitët marrëveshjen e Oslos, apo ajo e vitit1994 kur Lëvizja për Çlirimin e Palestinës takohet në një tryezë me izraelitët në Kajro, por sërish pa sukses.E për me keq, marrëveshja e Oslos solli një ngjarje shumë të rëndë që cënojë paqen.Më 4 Nëntor 1995 vritet Kryeministri izraelit Yitzhak Rabin.Kjo ngjarje përkon dhe me vendimin e Kongresit Amerikan i cili po këtë vit miratoi ligjin për transferimin e Ambasadës në Jeruzalem.
Vite më pas, ish ministri Jashtëm Australian Gareth Evans do shkruante se në takimin më 1995 me Rabin, ky i fundit i kishte thënë se: ” E vetmja mënyrë për të krijuar shtet demokratik hebre me kufij funksionalë dhe të sigurt ishte që të pranohej shteti i Palestinës po aq i sigurt dhe funksional si dhe i atij”. Dhe Evans i qëndronte analizës sikurse Rabin që këto dy shtete do të ndanin Jeruzalemin si kryeqytet dhe të gjenin zgjidhje rreth kësaj çështje kaq delikate dhe të kthimit të refugjatëve palestinezë, të cilët kërkojnë anëtarësim në OKB por janë përballur gjithnjë me veton amerikane në Këshillin e Sigurimit. Zgjidhja e kesaj çështje do ta afronte më shumë Perëndimin me botën arabe, por gjasat janë që dhe në këtë shekull Toka e Shenjtë të sherbejë për konflikte gjithnjë e më të mëdha.
Presidenti Donald Trump me vendimin e 6 Dhjetorit 2017, i cili njohu në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit duke urdhëruar zhvendosjen e Ambasafës SHBA atje, gjë që solli valë protestash palestineze përgjatë kufirit të Rripit të Gazës me mbi 110 të vrarë në përleshje me forcat ushtarake izraelite.
E gjithë bota kundër vendimit të Trump. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi më 21 Dhjetor një rezolutë me mbi 2/3 të votave (nga 193 shtete, 138 votuan pro, 9 kundër dhe 41 abstenime), që i kërkonte SHBA të tërhiqte vendimin si dhe të përmirësohej statusi i Palestinës, nga entitet vëzhgues, në shtet jo anëtar vëzhgues.

Lidhur me këtë vendim të Presidentit amerikan reaguan personalitete dhe diplomacia botërore.Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres reagoi për zgjidhje paqësore. “Vetëm duke realizuar vizionin dy shtete që bashkjetojnë në paqe dhe siguri, me Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit dhe Palestinës, të gjitha çështjet për statusin do zgjijdhen në mënyrë përfundimtare përmes negociatave dhe aspiratave legjitime të të dy popujve”- do deklaronte ai.
Ndërsa dhe BE shprehu shqetësim për këtë vendim lidhur me prespektivën për paqen. Përfaqsuesja e Lartë për punët e Jashtme Federica Mogherini do shprehej se: ” Duhet të përmbushen aspiratat e të dyja palëve dhe duhen gjetur rrugë përmes negociatave për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqytetin e ardhshëm të dy shteteve”. Dhe Kancelarja Merkel deklaroi se Qeveria gjeramane nuk e mbështet këtë vendim dhe statusin e Jeruzalemit e sheh për zgjidhje në kuadrin e negociatave mes dy shteteve.
Ndërsa ministri Jashtëm turk AhmetÇavosuglu do deklaronte:” Ne dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të administratës amerikane për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit”. Gjithashtu, në një vizitë që Presidenti rus Putin pati pak kohë më pas në Ankara unifikojë qëndrimin me palën turke duke deklaruar se:” Qëndrimi i Rusisë është që çdo marrëveshje paqeje vendoset sipas ligjeve të OKB. Detajet specifike për statusin e Jeruzalemit përcaktohen me bisedime direkte mes Palestinës dhe Izraelit”. Me të drejtë ky reagim dhe kjo lidhje me respektimin e rezolutave të OKB duhet vlerësuar e zbatuar, se ndryshe kjo e fundit do të humbte rolin dhe funksioin e saj duke u bërë vegël e njërës apo tjetër superfuqie, kushdo qoftë ajo.
Dhe Shqipëria ishte kundër këtij vendimi, që sipas ministrit për Evropën e Punët e Jashtme Ditmir Bushati se për Palestinën ishte i njëjti qëndrim si në vitet ’90, i pandryshuar. Papa Françesku nga Vatikani në një lutje për paqe para besimtarëve në sheshin Shën Pjetër e konsideron Jeruzalemin vend të shenjtë për hebrejtë, të krishterë e myslimanë.
Vendimi i Donald Trump për Jeruzalemin, duket sikur Ponc Pilati ta kryqëzonte për herë të dytë atë. Toka e Shenjtë është lënduar sërish .E ndërsa çdo ditë shohim statistika me të vrare nga të dy kahet në një luftë pa zgjidhje, mes tyre shikojme dhe dështimin e organizavete ndërkombëtare që heshtin duke i kthyer në të zakoshme humbjet e atyre qindra e mijera jetë njerëzish . Diferenca është vetem tek numri i tyre.Të mos harrojmë se ai mur ndermjet Izraelit dhe Palestines,nuk ndan vetem aty dy shtete , por ndan një botë të tërë..ndan myslimanet dhe të krishteret …e si rrjedhoje lufta mes Izraelit dhe Palestinës është këmbanë alarmi që neser mund të jetë lufta jonë , lufta më e përgjakshme ,ajo midis myslimanëve e të krishterëve .
Urojmë që diplomacia ndërkombëtare të ndërhyjë për të ndaluar një kryqëzatë të mundshme në shekullin XXI.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne