Palestina siç nuk e keni parë kurrë më parë

Bota arabe është e gjallë. Është e gjallë dhe frymon nën ritmin e lahutës. Zemra e saj ndodhet midis Libanit, Sirisë, Jordanisë dhe Egjiptit, që lidh zemrat tona dhe na bën një. Toka e saj është e mbushur me fara të bimëve të ullirit dhe portokallëve jaffa, duke u ujitur nga askush tjetër veç fermerëve palestinezë. Me kujdes, me dashuri, me mbrojtje.

Me kërkimin tim për bukurinë e vendeve që janë portretizuar nën një vello gjaku, si Siria dhe Iraku, gjeta dikë që donte të ndante përvojat e tij në Palestinë.

Mohammed Daou më bëri të më mungojë Palestina, edhe pse kurrë nuk kam qenë atje. Nga Jeruzalemi, vendi i shenjtë për muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, në Nablus, Jeninit, Jeriko, Jaffas, Tel Aviv, Cezare, Akka, Nahariyya dhe Galilea. Ai i ka parë ato të gjitha. Vendlindjen e Isait a.s., peizazhet e lartësive të Golanit dhe Kupolën e Shkëmbit në el-Kuds.

Muhamedi në rrugën e tij për në Palestinë

“Kur njerëzit flasin për Palestinën, ata automatikisht mendojnë për territoret aktuale palestineze që kanë derdhur gjak dhe lot për dhjetëvjeçarë. Shumica e njerëzve dinë vetëm për Gazën, që është në të vërtetë më e shënjestruara, dhe Bregun Perëndimor, ku palestinezët jetojnë nën okupimin dhe koloninë izraelite. Por Palestina është më shumë se kaq. Palestina është vendlindja e judaizmit dhe krishtërimit, ku Musai a.s. e udhëhoqi popullin e tij për siguri dhe ku Isai a.s. u rrit, duke predikuar për ‘të dashur njëri-tjetrin’.”

Vliegtuig

Në Palestinë, njerëzit zgjohen nga tingujt – potencialisht irritues, por të dashur – të megafonëve të shitësve të shalqinjve, dhe bien në gjumë me tingujt e muzikës dhe entuziazmin e dasmave aty pranë.

Sa për namazet, orët dhe oraret nuk janë të nevojshme atje. Para çdo namazi, heshtja thyhet nga thirrja për namaz dhe ju ftoheni në xhaminë lokale për t’u lutur së bashku, krah për krah.

Shtëpitë dhe zemrat janë të hapura atje. Kultura arabe përshkruhet nga mikpritja dhe bujaria, dhe çdo moment duhet fort. Unë marr dashuri të pakushtëzuar nga familja ime pa pushim.

Tamra, Palestinë

Nëna ime lindi në Nazaret, qyteti më i madh arab, me 65,000 banorë. Ne ende i referohemi Palestinës kur flasim për këto vende, edhe pse ato u bënë pjesë e Izraelit pas luftës së pavarësisë.

Në fakt, unë gjithmonë do ta quaj këtë vend Palestinë. Kur ne paketojmë valixhet tona dhe hipim në aeroplan, drejtimi ynë është Palestina. Kur ne jemi duke u përqafuar dhe puthur pas mbërritjes sonë, ne po mirëpritemi në Palestinë. Kur ne shkojmë drejt Tamrës dhe mbërrijmë me tingujt entuziastë në shtëpinë e zbukuruar të gjyshit tim, kur dëgjojmë fëmijët duke bërtitur “Ata kanë mbërritur!”, do të jetë gjithmonë në Palestinë. Kurrë diku tjetër.

Tamra_Palestine

Momentet me gjyshin tim janë diçka që unë gjithmonë do e mbaj në zemrën time. Çdo herë që e vizitoj, ai më çon nëpër pemët e ullirit dhe pemishtet e tij. Dielli i nxehtë i mesditës mbi ne nuk shkëlqen aq shumë sa sytë e tij kur me krenari më tregon arritjet e tij. Kjo tokë, kjo tokë, ai është ai që kujdeset për të. Kur ai loton në venat e bimëve të tij dhe kujdeset për to, kur mbledh frytin e ëmbël dhe kur ushqen vizitorët e tij me bizhuteritë e natyrës.

Nazareth

Nazareti, vendlindja e Isait a.s.

Shumë njerëz nuk e dinë për të ashtuquajturit “izraelitë arabë”, të cilët janë banorët palestinezë që ende jetojnë në Izrael. Në Galile, Izraelin e Veriut, ata formojnë grupin më të madh të popullsisë. Ata jetojnë në qytete arabe si Akka, Um al-Fahm, Shefa’Amr dhe Tamra.

Mes popullsisë palestineze ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm të krishterësh. Është e bukur të shohësh se si muslimanët dhe të krishterët jetojnë në paqe midis njëri-tjetrit. Në Nazaret, isha në gjendje të provoja namazin e së premtes, që kryhet në oborrin e kishës. Pra, konflikti në Palestinë nuk është një konflikt fetar, ndryshe nga ajo që shpesh pohon media.

Rrënojat dhe trashëgimia kulturore në Akka dhe Jaffa ilustrojnë qartë këtë atmosferë ndërfetare. Gjatë Perandorisë Osmane, shtëpitë e adhurimit të feve të ndryshme u ndërtuan pranë njëra-tjetrës.”

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Kjo është garancia e sigurisë që robi i Zotit, Omeri, komandanti i besimtarëve, i ka dhënë popullit të Jerusalemit. Ai u ka dhënë atyre një garanci për sigurinë e tyre dhe për pronën e tyre, kishat e tyre, kryqet e tyre, të sëmurët dhe të shëndetshmit e qytetit, dhe për të gjitha ritualet që i përkasin fesë së tyre. Kishat e tyre nuk do të banohen nga muslimanët dhe nuk do të shkatërrohen. As ata, as toka në të cilën ata qëndrojnë, as kryqi i tyre, as pasuria e tyre nuk do të dëmtohen. Ata nuk do të konvertohen me forcë. “Garancia e Omerit” nga Omer ibn el-Khattabi gjatë pushtimit islamik të Jeruzalemit, shekulli i VII-të.

Oost-Jeruzalem

Jeruzalemi Lindor

Palestina qëndron pranë zemrave të shumë njerëzve. Disa janë të lidhur drejtpërdrejt me të, disa ndjejnë një lidhje për shkak të faktit se janë arabë dhe të tjerë kanë zbuluar veçantinë e këtij vendi dhe thjesht nuk mund ta shkundin bukurinë e saj hipnotike.

Rezistenca, pushtimi dhe padrejtësia kanë dominuar imazhin tonë për Palestinën. Edhe pse nuk është plotësisht e pasaktë, është ende e gabuar të përkufizohet Palestina me këto tri fjalë. Njohja e bukurisë së një vendi është po aq e rëndësishme sa të dish për okupimin e tij. Për të mbrojtur banorët e saj, ne duhet të dimë për ta. Dhe banorët e saj janë njerëz me zemër të ngrohtë dhe të këndshëm. Për të folur për ta, ne duhet ta njohim gjuhën e tyre. Palestinezët flasin në gjuhën e poezisë, gjuhën e Darwishit, gjuhën e fesë dhe të librave të shenjtë. Për të mbrojtur këtë vend, ne duhet të dimë për historinë e tij të lashtë, folklorin e tij dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Le të arratisemi me fjalët shpresëdhënëse të Nizar Qabbanit dhe të shpresojmë me të që ta takojmë Palestinën në Salaam, në Hobb, në Jamal.

Jericho

Jeriko

Oh Jeruzalem, dashuria ime

Nesër pemët e limonit do të lulëzojnë

Dhe pemët e ullirit do të gëzohen

10305032_10203890366636156_4170070718043982084_n

Sytë e tu do të kërcejnë

Pëllumbat e emigrantëve do të kthehen

Për kulmet e tua të shenjta

Old_city_of_Akka

Qyteti i vjetër i Akkas

Dhe fëmijët e tu do të luajnë përsëri

Etërit dhe bijtë do të takohen

Në kodrat e tua të hijshme

10378207_10204121623657437_290487342394943307_n

Jeruzalemi Lindor

Qyteti im

Qyteti i paqes dhe ullinjve.

1-Quds

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne