Palestinezët dogjën fotografitë e liderëve arabë

Kampet e refugjatëve të Libanit, dogjën fotografitë e liderëve Arabisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një protestë të organizuar si shenjë solidarizimi ndaj Marshit të Madh të Kthimit.

Palestinezët që jetojnë në kampet libaneze, Burj El Barajneh, kanë organizuar protesta në Rripin e Gazës në shenjë solidariteti me Marshin e Madh të Kthimit.

Përfaqësuesit e grupeve palestineze që morën pjesë në këtë protestë ishin: Përfaqësuesi i Frontit Popullor, Fuat Zahir; përfaqësuesi i Xhihadit Islamik, Asad Mahmut; përfaqësuesi i Frontit të Çlirimit të Palestinës, Ebu Vail Ibrahim dhe përfaqësuesi i Hamasit, Kasim Ebu Khalil.

Në këtë protestë palestinezët deklaruan se Jeruzalemi do të mbetet kryeqyteti i Palestinës, se populli palestinezë ka të drejtën e kthimit dhe të rezistencës dhe se nuk do të lejojnë zbatimin e planeve të Amerikës lidhur me paqen Izrael-Palestinë nën emrin Marrëveshja e Shekullit.

Në fund të kësaj proteste, u dogjën fotografitë e princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman dhe princit të Kurorës së Dubait, Muhammed bin Rashid si dhe ato të presidentit amerikan, Donald Trump.

Marshi i Madh i Kthimit, në të cilin u theksua e drejta e palestinezëve për t’u kthyer në atdhe, filloi më 30 mars dhe po vazhdon ende.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne