Palestinezët Kërkojnë Largimin e Patriarkut Theophilos III

Protestuesit kërkojnë largimin e Patriarkut Theophilos III lidhur me përfshirjen e tij në shitjen e tokës së kishës.

Qindra palestinezë u mblodhën të shtunën në Jeruzalemin e pushtuar Lindor kundër shitjes së pronës së kishës për banorët hebrenj.

Protestuesit kërkuan largimin e Patriarkut Theophilos III lidhur me përfshirjen e tij në shitjen e tokës së kishës dhe bënë thirrje për ti dhënë fund dominimit grek mbi kishën e tyre.

Ata mbanin pankarta që lexonin: “Ne kërkojmë lirinë e Kishës Ortodokse nga Theophilos dhe nga korrupsioni” dhe “Vendi i Kishës i përket kishës dhe kongregantëve të saj, jo Teofilosit dhe bandës së tij”.
Demonstruesit gjithashtu thërrisnin: “Teofilos, Ti bashkëpunëtor, Toka jonë nuk është për shitje” dhe “Ne duam bashkimin kombëtar, ta clirojmë Patriarkanën”.

“Njerzit kërkojnë unitet, transparencë dhe jo arabizmin e kishës, sepse kisha tashmë është palestineze arabe,” tha Ayman Odeh, kreu i Listës së Përbashkët (Joint List) në parlamentin e Izraelit, tha në një deklaratë per protestën.

“Në shekullin e 21-të, ne jemi këtu për të siguruar që kjo është një kauze kombëtare. Ne jemi këtu për të thënë se ka nga ata që synojnë ta transformojnë konfliktin nga kombëtar në ate religjioz. Ky është një konflikt midis okupimit të paligjshëm dhe midis popullit te Jerusalemit – të krishterë dhe muslimanë”, shtoi Odeh.

“Nuk ka asnjë justifikim për shitjen e ndonjë pjese toke, kjo tokë është për popullin tonë, ata ja arritën të na ndajnë dhe të na korruptojnë. Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të uleni së bashku, të bashkohemi, të theksojme kërkesat tona dhe të ushqejmë unitet që të kemi sukses në këtë kauzë të drejtë “.

Tubimi vjen mes frikës në komunitetin e krishterë palestinez pasi që Izraeli po përpiqet të “dobësojë praninë e krishterë” në vend.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar këtë muaj, patriarkët dhe udhëheqësit e kishës në Jeruzalem shprehën shqetësimin e tyre për atë që ata e quajtën “shkelje të status kuosë në drejtimin e vendeve te shenjta dhe sigurimin e të drejtave dhe privilegjeve te kishave”.

Deklarata dënoi një vendim të kohëve të fundit të gjykatës izraelite mbi shitjen e dy hoteleve të vendosura në mënyrë strategjike afër Portës Jaffa në Qytetin e Vjetër dhe një ndërtese të madhe në lagjen muslimane, ndaj grupit izraelit hebre, Ateret Cohanim, i cili synon të zgjerojë praninë hebreje në qytetin e pushtuar. Gjykata miratoi shitjen në fillim të gushtit, duke i dhënë Ateret Cohanimit të drejtat mbi pronën për një periudhë prej 99 vjetësh.

“Gjykimin në rastin e “Portes Jaffa” (Jaffa Gate)”, të cilin e konsiderojmë si të padrejtë, si dhe një projektligj i propozuar në Knesset i cili është politikisht i motivuar që do të kufizonte të drejtat e Kishave mbi pronën e tyre, janë sulme të mëtejshme në të drejtat që status kuo-ja ka garantuar gjithmonë “, vuri në dukje deklarata.

Patriarkët dhe udhëheqësit e kishës u zotuan gjithashtu të mbështesnin një apel ndaj gjykatës së lartë kundër aktgjykimit dhe u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë kishtarë në mbarë botën që ti ndalojnë përpjekjet e mëtejshme për të ndryshuar status kuo-në.

Kisha Ortodokse Greke është pronari i dytë më i madh i tokës në vend. Marrëveshja e diskutueshme midis kishës dhe Ateret Cohanim u bë në vitin 2004 por doli në dritë vetëm një vit më vonë.

Edhe pse marrëveshja ishte nisur nga paraardhësi i Theophilos III, Irenaios, i cili u hoq nga pozicioni i tij për veprimet e tij, aktivistët dhe banorët besojnë se Theophilos III ishte përgjegjës për përfundimin e marrëveshjes me organizatën koloniste.

“Patriarku do vazhdojë të përdorë ryshfet. Ne nuk do të lejojmë që këto ryshfete të vazhdojnë. Kjo kishë është një kishë arabe dhe administrata e saj duhet të jetë arabe. Patriarku duhet të jetë arab – qoftë palestinez ose jordanez. Ne nuk do të pranojmë asgjë tjetër, tha për Al Jazeeran gjatë protestës “Alif al-Sabbagh, një anëtar i Këshillit Ortodoks Arab për Palestinën dhe Jordaninë, ./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne