Disa orë pas martirizimit të një të riu palestinezë nga kolonët sionist, qytetarët palestinezë janë përleshur me një grup të forcave të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Kanali televiziv Al Alam raportoi se pas përleshjes që ndodhi të enjten pasdite mes të rinjve palestinez me një grup të regjimit sionist, të rinjtë palestinez kanë hedhur bomba molotov në drejtim të ushtarakëve sionist dhe kanë djegur një automjet ushtarak të forcave izraelite në afërsi të qytezës Al-Rram në veri të Kodsit të pushtuar. Nuk është publikuar ndonjë raport në lidhje me viktimat e mundshme në radhët e forcave sionist nga ky sulm. Kjo përleshje ka ndodhur në kohën kur kolonët sionist të shtunën në mëngjes kanë martirizuar një të ri palestinezë në qytetin Nablos duke e qëlluar atë me plumb. Ky veprim ka ngjallur protesta të gjera të palestinezëve./ PT