PAMJE TË RËNDA/ Del video e vrāsjes së dyfishtë në hotelin e Kurbinit

Publikohen pamje nga momenti i vrāsjes së dyfishtë në Kurbin, ku viktima mbetën Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika (Hasani).

Ngjarja ndodhi në hollin e një hoteli në aksin rrugor Lezhë–Mamurras afër kryqit të Gjormit.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, vrāsësi hyn brenda hotelit me një pelerinë që mban mbishkrimin policia, ndërsa mban në dorë një kallashnikov.

Sapo vihet re nga víktimat, nis një përplasje me armē nga të dyja palët ku duket qartë se i plāgosur mbetet edhe atentātori.

Bujar Lika humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Marku në spital. I plāgosur në këtë ngjarje ka mbetur 21-vjeçari Kreshnik Tusha i cili po mbahet i arrestuar nga policia.

Ai e ka mohuar akuzën se është përfshirë në ngjarje dhe se është plāgosur gabimisht pranë vendit të ngjarjes. Ende policia nuk ka një informacion zyrtar për ngjarjen dhe as ndonjë motiv konkret për të.

Video Player

00:00
01:28

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne