Panariti: PPP-të ne i duam në paqe, por jo në luftë!

Nga Edmond Panariti

Perqendrimi i testit COVID-19, vetëm në duart e qeverisë, na le të zbuluar ndaj infeksionit!
Ky po që do të ishte rasti urgjent dhe i jashtëzakonshëm për partneritet me privatin.

Sepse jemi në luftë dhe kerkohen shumë forca!

Por privati për rastin e COVID-19 nuk është i mirëpritur dhe madje çdo hap në këtë drejtim mund të ketë pasoja!

Por çfarë ndodh në Amerikë?

Amerika nuk e perballon dot në mënyrë të centralizuar nevojën urgjente për analiza të COVID në popullate.

Prandaj, Administrata e Barnave dhe Ushqimit e Amerikës, u lejon kompanive private të prodhojnë dhe të çojnë direkt te njerezit teste analize ndaj Covid-19 edhe pa marrë miratimin e saj.
Miratimi i validitetit dhe saktësisë së tyre do të behet ne menyre retroaktive!

Komisioneri Stephen Hahn i FDA thotë se ky perjashtim procedural, lidhet me nevojen urgjente për të rritur numrin e testeve në popullate si instrumenti i vetëm per te kontrolluar infeksionin.
Trump u kerkoi partneritet sa më parë, kompanive private në fushen e prodhimit dhe zbatimit të testeve..

Ne partneriteti na duhet ne paqe, por jo në luftë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne