Në Meke dhe Medine vendoset orë policore me cikël të plotë ditor

Arabia Saudite ka vendosur që të zbatojë orë policore me cikle të plota ditore në qytetet e shenjta Meke dhe Medine.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA, duke cituar burime nga Ministria e Brendshme, tha se masa e ndalimit të daljes jashtë gjatë 24 orëve do të vlejë deri në një njoftim të dytë.

SPA raportoi se nga masa përjashtohen punonjësit e institucioneve kyçe të sektorit publik dhe atij privat, ndërsa banorët e këtyre dy qyteteve do të lejohen të dalin nga ora 06:00 deri në ora 15:00 vetëm brenda lagjeve ku banojnë vetëm për plotësimin e nevojave themelore, siç janë ato shëndetësore dhe ushqimore.

Në lajm po ashtu thuhet se në Meke dhe Medine janë ndaluar të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtim të vendeve që bëjnë shitjen e produkteve elementare, siç janë farmacitë, stacionet e benzinës dhe bankat.

Ndërkaq, autoritetet e kanë vazhduar ndalesën për hyrje dhe dalje në këto dy qytete.

Ndryshe, Arabia Saudite më 23 mars kishte vendosur orë policore në periudhën kohore 19:00-06:00 me kohëzgjatje prej 21 ditësh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne