Steka me cigare të fshehura poshtë dyshekut dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet drejtuesi i kamionit në Portin e Durrësit

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme në Portin e Durrësit, pasi akuzohet për kontrabantë me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të kamionit u gjetën të fshehura në kabinë, poshtë dyshekut, steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.

Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Njoftimi i plotë:


Policia Kufitare godet një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve. Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit.

Sekuestrohen steka me cigare dhe dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë rritur kontrollin në dalje dhe në hyrje, për të gjithë kamionët që transportojnë mallra.

Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.

Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne