Panik në një tren në Holandë, dy të rinj qëllojnë me armë, ndalohen nga policia

Arrestohen dy të rinj në Holandë për të shtëna në tren. Dy të rinj 15-vjeçarë u arrestuan për të shtëna të pretenduara në disa trena, deklaroi sot policia.

Gjatë incidentit, dritaret e dy trenave u shkatërruan, por asnjë pasagjer nuk u dëmtua. Pasagjerët njoftuan se dëgjuan një zhurmë të fortë para se të hynin në stacionin “Breda”, në jug të vendit.

Policia theksoi se një prej trenave udhëtoi për në Eindhoven me dritare të dëmtuara. Me ndihmën e dëshmitarëve, policia identifikoi të rinjtë, të cilët dyshohet se kishin armë që mund të ndiznin topa çeliku./Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne