Pankarta raciste në ndeshjen Man-City-Burnley, në Premier League shpërthejnë polemikat

Premier Legue iu bashkua zyrtarisht “luftës” kundër racizmit të përfaqësuar nga kauza e rindezur pas vdekjes tragjike të George Floyd gjatë arrestimit në Minneapolis. Të gjitha skuadrat e futbollit anlgez shkruajtën mbi fanelat e futbollistëve “Black Lives Matter”, sloganin e lindur gjatë protestave në SHBA.

Por kaq nuk ka mjafuar dhe në Premier League kanë shpërthyer polemikat, pasi tifozët e Burnley paguan për një pankartë që fluturoi mbi stadium gjatë ndeshjes së fundit të humbur në fushën e Manchester City. Aty shkruhej “White Lives Matter – Burnley”, pra e kundërta e kauzës së përqafuar zyrtarisht nga Liga. Klubi anglez ka reaguar menjëherë, duke u distancuar nga tifozët./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne