Papa Françesko gjatë vizitë në Azi do të bisedojë rreth myslimanëve Rohingia

Lideri i katolikëve të botës gjatë muajit të ardhshëm do të zhvilloj një vizitë në Azi dhe një prej temave më të rëndësishme të bisedimeve të tij është gjendja e myslimanëve Rohingia.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Papa Françesko në muajin e ardhshëm do të vizitojë Azinë. Ai gjatë këtij turneu do të shkojë edhe në Mianmar. Në programin e vizitës së tij që u publikua nga Vatikani, nuk është thënë se Papa do të takohet edhe me myslimanët e Mianmarit, mirëpo ai do të bisedojë edhe për krizën etnike dhe raciste në këtë vend. Lideri i katolikëve të botës më parë ka dënuar gjenocidin kundër myslimanëve Rohingia dhe ka kërkuar ndërprerjen e sulmeve kundër “vëllezërve Rohingia”. Motoja e turneut të Papës është paqja e përgjithshëm dhe dashuria ndaj feve të ndryshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne