Papa për skandalet seksuale, fajëson djallin, kërkon ndihmën e engjëjve

“Djalli është i gjallë e mirë, dhe punon jashtë orarit për të minuar Kishën Katolike Romake,”-tha Papa Françesku, shkruan Reuters.

Në fakt, Papa është i bindur se Satanai duhet të fajësohet për skandalet e abuzimeve seksuale dhe përçarjet e thella në Kisha.

Dhe i ka kërkuar besimatrëve katolikëve anembanë botës të thonë një lutje të veçantë çdo ditë në tetor, në përpjekje për ta mundur atë.

“Kisha duhet të shpëtohet nga sulmet e një keqdashësi, akuzuesi i madh, dhe në të njëjtën kohë duhet të bëhet gjithnjë e më e vetëdijshme për fajin, gabimet dhe abuzimet e bëra në të tashmen dhe të kaluarën,”-tha Para fraçesku në një mesazh më 29 shtator.

Që kur u zgjodh në vitin 2013, Papa ka bërë të qartë se beson se djalli është real. Në një dokument në prill për shenjtërinë në botën moderne, Françesku përmendi djallin dhjetra herë.

“Ne nuk duhet të mendojmë që djalli është një mit, një përfaqësim, një simbol apo një ide. Ky gabim do të na ulë rolin tonë, do të bënte me të pakujdesshëm,”-shkroi ai në dokument.

Kisha është goditur kohët e fundit nga skandale të njëpasnjëshme të abuzimeve seksual, në Gjermania, Shtetet e Bashkuara e në Kili.

Në të njëjtën kohë, një polarizim më i thellë mes konservatorëve dhe liberalëve në Kishë ka shpërthyer në mediat sociale.

Papa përdori fjalën “akuzuesi i madh” për të përshkruar Satanin.

Ai është kaq i bindur se Satani duhet të fajësohet për skandalet e abuzimit seksual dhe për ndarjet brenda Kishës, saqë ka marrë ndihmën e armës së madhe shpirtërore, Shën Michael Archangel. Michael përmendet disa herë në Bibël si udhëheqësi i engjëjve që larguan Luciferin, nga parajsa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne