Papa përsëriti kërkesën për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku përsëriti kërkesën e tij për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Papa, i cili të mërkurën zhvillon seancat tradicionale të pritjes së përgjithshme në sheshin e famshëm të Shën Pjetrit të Vatikanit, bëri vlerësime për zhvillimet e fundit në Gaza.

Ai tha se nuk do të ketë paqe pa drejtësi.

“Nga Lindja e Mesme vazhdojnë të vijnë lajme të trishtueshme. Ritheksoj kërkesën time absolute për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Më vjen keq për vrasjen e vullnetarëve që shpërndanin ndihma humanitare në Gaza. Përsëris thirrjen time për të siguruar që popullata e rraskapitur dhe e vuajtur të ketë qasje në ndihma humanitare dhe të lirojë pengjet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Papa.

Kreu i Vatikanit tërhoqi vëmendjen për rrezikun e përhapjes së konflikteve në rajon. “Të shmangim çdo sjellje që do të thellojë konfliktin në rajon. Le të punojmë dhe të lutemi që kjo dhe luftëra të ngjashme, të cilat vazhdojnë të sjellin vdekje dhe dhimbje në shumë vende të botës, të marrin fund sa më shpejt”, tha Papa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne