Tirana u kthye sot në skenën e një marshimi që për shumë qytetarë përfaqëson një devijim të rrezikshëm nga vlerat tradicionale të familjes. E ashtuquajtura “Parada e Krenarisë”, e organizuar nga komuniteti LGBT+, u mbështet jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga ambasadorë të huaj që duket se nuk kanë më asnjë kufi në ndërhyrjen e tyre publike.
Një nga mbështetësit më të zëshëm ishte ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili jo vetëm që mori pjesë në marshim, por pak kohë më parë kishte folur publikisht për prirjet seksuale në një intervistë për një media shqiptare, duke përçuar mesazhe që shumë qytetarë i konsiderojnë si propagandë ideologjike dhe tejkalim të mandatit diplomatik.
Shqiptarët janë të revoltuar: ndërsa vendi përballet me kriza të thella sociale, varfëri ekstreme, shkolla në kolaps, spitale pa ilaçe, të rinj që ikin çdo ditë, ambasadorët dhe ministrat zgjedhin të promovojnë një axhendë që nuk ka asnjë lidhje me prioritetet reale të shoqërisë shqiptare.
“Kur një ambasador flet për seks dhe jo për zhvillim, kur një ministre shfaqet në një paradë dhe jo në një spital, atëherë është e qartë që shteti është i kapur nga një ideologji që po shkatërron gjithçka tradicionale përfshirë familjen,” thotë një qytetar për mediat.
Në këtë marshim, ku u fol për “barazi” dhe “të drejta”, nuk u përmend asnjëherë institucioni i familjes, që është shtylla kurrizore e çdo shoqërie. Përkundrazi, përmes simbolikës, pankartave dhe qëndrimeve publike, u dërgua një mesazh i qartë: se vlerat tradicionale nuk kanë më vend në shoqërinë e re që kërkohet të imponohen nga lart.
Kjo nuk është më thjesht çështje komuniteti është një perplasje frontale mes vlerave kombëtare dhe një axhende të huaj që po mbështetet aktivisht nga përfaqësues diplomatikë dhe politikë të vendit. Dhe pyetja që lind është: Kush e përfaqëson më mirë Shqipërinë qytetarët e saj apo ambasadorët që flasin për orientime seksuale nëpër media?/gazetaimpakt