Paralajmërim ushtarak i Rusisë ndaj Amerikës

Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë ka paralajmëruar në lidhje me politikën tensionuese të Amerikës dhe të aleateve të saj në Evropën Lindore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vikot Puznikhei të enjten ka dhënë një paralajmërim ushtarak për Uashingtonin në takimin ndërkombëtar për siguri në Moskë dhe ka thënë: “Bazat e sistemeve raketore të Amerikës në Evropën Lindore dhe luftanijet amerikane në dete dhe oqeane kanë krijuar mundësinë për sulm ushtarak të papritur kundër Rusisë, por Moska do t’i kundërpërgjigjet sulmeve të tilla”. Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë shtoi: “Kushtet aktuale e detyrojnë Rusinë të marrë masa përkatëse që të jetë e sigurt nga goditjet e papritura dhe nga sistemet raketore të Amerikës”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne