Paralajmërojnë shkencëtarët: Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Evropë nga katastrofat natyrore

Nga mbledhja e të dhënave gjeografike dhe mostrat e probabilitetit, shkencëtarët kanë dhënë një kalendar të saktë të cunameve, tërmeteve dhe shpërthimeve që do të na godasin shumë shpejt.

Tërmeti shkatërrues që goditi vitin e kaluar brendësinë e Italisë, me viktima të shumta na kujtoi se sa të prekshëm jemi, dhe sa të dobët e të papërgatitur përballë fatkeqësive që natyra na sjell.

Historia e Tokës është gjithmonë e ndërtuar nga fatkeqësitë natyrore, në të cilat, pavarësisht nga përparimet e saj teknologjike, nuk mund të ndikojë. Disa zona të botës më shpesh janë të prekura nga këto fenomene, disa prej tyre që madje mund të vrasin mijëra njerëz.

Vendi më i pasigurt në botë është Vanuatu, ishull pacifik i cili vazhdimisht kërcënohet nga fatkeqësitë natyrore. Madje më shumë se një e treta e popullsisë së saj është e rrezikuar nga paparashikueshmëria e natyrës, tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe ciklonet.
Në Evropë, rreziku më i lartë i kanoset Shqipërisë

Në kontinentin e Evropës rreziku më i madh i kanoset Shqipërisë e cila siç thuhet është vazhdimisht e kërcënuar nga fatkeqësitë natyrore duke u renditur në vendin e 37-të, gjersa në krye të saj gjendet Holanda. Raporti pretendon se vendi më i sigurtë për të jetuar është Katari, e gjithashtu edhe Islanda për shkak të kapacitetit të fortë për të luftuar fatkeqësitë natyrore.

Kaliforina do të goditet nga një tërmet i madh deri në vitin 2045

Studimet e mëdha amerikane gjeologjike kanë treguar se ka një probabilitet të lartë që një tërmet me magnitudë më të madhe se tetë gradë të shkallës Rihter, që bën dëme disa mijë kilometra larg nga epiqendra, dhe ndodh një herë në 30 vjet të na godasë. Këtë tërmet amerikanët e quajnë “The Big One”.

Deri në vitin 2100, bregu lindor i Shteteve të Bashkuara do të jetë i përmbytur

Uragani Sandy i cili goditi Amerikën në vitin 2012 është lloj i stuhisë që prek në 500 vjet, por rreziku i vërtetë nuk qëndron nga stuhitë të tilla, por nga një rritje graduale në nivelet e detit, thonë shkencëtarët.

Supozohet se në Nju Jork, niveli i detit do të rritet deri në 79 cm deri në vitin 2050 për shkak të cilës gjysma e qytetit do të përmbytet, e përveç kësaj do të dëmtohet edhe ekonomia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne