Parlamenti Evropian voton sot rezolutën për pranimin e Bullgarisë në Zonën Shengen

Parlamenti Evropian do të shqyrtojë sot dhe do të miratojë nesër një rezolutë të re, me të cilën apelon për pranimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në Shengen. Raportuesi mbi rezolutën në fjalë është deputeti nga Partia e Socialistëve Evropianë dhe lider i saj Sergjej Stanishev.

Sipas tij, tanimë 6 vjet me radhë të dyja vendet po realizojnë kërkesat, por për shkak të standardit të dyfishtë dhe të diskriminimit mbeten jashtë hapësirës së lëvizjes së lirë. Stanishevi apeloi që t’i vihet fund kësaj padrejtësie. Pritet që deputetët evropianë ta përkrahin raportin por vendimi përfundimtar duhet të merret unanimisht në Këshillin e Bashkimit Evropian. Kjo është rezoluta e pestë jolegjislative mbi këtë çështje që nga viti 2011 e deri tani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne