Parlamenti i Izraelit miratoi dënimin me vdekje për palestinezët

Parlamenti i Izraelit (Knesset) miratoi projektligjin me anë të të cilit parashikohet dënimi kapital ndaj palestinezëve të përfshirë në “operacione kundër objektivave izraelite”.

Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të Knessetit projektligji në fjalë u miratua në leximin e parë me 52 vota pro dhe 49 kundër.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili mbron këtë projektligj deklaroi se ai nënkupton “drejtësi në raste ekstreme”.

Duke rikujtuar sulmin e ndërmarrë në korrik të vitit të kaluar ndaj vendbanimit të paligjshëm hebre Halamish (Neve Tsuf), me çrast janë vrarë 3 kolonë hebre, Kryeministri Netanyahu tha: “Gjatë jetës time kamë parë shumë gjëra trishtuese, por prapë kjo ngjarje më trishtoi shumë. Ka shumë raste kur njerëzit kryejnë krime të tmerrshme dhe kur nuk meritojnë të jetojnë. Prandaj ne ndryshojmë ligjin për raste të tilla”.

Megjithatë, drafti duhet të miratohet në Parlament edhe në leximin e dytë dhe të tretë para se të bëhet ligj.

Bëhet e ditur se gjykatat civile në Izrael nuk kanë dënim kapital, ndërsa gjykatat ushtarake janë të autorizuara për të shqiptuar këtë dënim në raste shumë ekstreme. Ky autorizim në historinë e Izraelit është përdorur vetëm njëherë në vitin 1962 gjatë gjykimit të një të pandehuri nazist.

Në anën tjetër në lajmin që përcjell gazeta “Haaretz”, e cila botohet në Izrael, shkruhet se shërbimi i brendshëm i inteligjencës Shin Bet ka paralajmëruar se qytetarët hebre mund të rrëmbehen edhe në vendet perëndimore e jo vetëm në ato islame.

Mësohet se Nadav Argaman, kreu i Shin Bet, ka shprehur reagimet e tij gjatë votimit të projektligjit në Parlamentin e Izraelit (Knesset)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne