Turqia i bën thirrje SHBA-së të korrigjojë ‘turpin gjyqësor’

Turqia ka bërë të ditur se gjykatat amerikane, të hapura për mashtrime dhe abuzime politike, kanë shkatërruar seriozitetin dhe kredibilitetin e tyre.

Gjyqi kundër Zv.drejtorit të Përgjithshëm të bankës “Halkbank”, Hakan Atilla, i cili është arrestuar dhe gjykuar padrejtësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), nuk është i mbështetur mbi baza juridike, shkruan e njëjta komunikatë.

“Shpallja fajtor e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të bankës “Halkbank”, Mehmet Hakan Atilla për pesë nga gjashtë akuzat drejtuar atij në gjyqin e mbështetur në një aktakuzë të përgatitur nga Prokuroria e Qarkut Jugor të Nju-Jorkut, është një zhvillim i padrejtë dhe i pafat”, vijon komunikata.

“Gjykata e ShBA-së ka ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë në mënyrë të paprecedentë gjatë një procesi, që është realizuar mbi bazën e të ashtuquajturave dëshmi, të cilat janë të pavërteta dhe të hapura për abuzime politike, dhe ku çështjet e brendshme të Turqisë janë diskutuar mbi bazën e trillimeve joreale”,- thekson MPJ turke në komunikatën e saj me shkrim.

“Mundësia që ShBA-ja u ka dhënë disa pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO, duke u siguruar këtyre mbështetje financiare dhe logjistike, për të ngritur akuza të paqena dhe paraqitur prova fiktive për të ndikuar procesin gjyqësor, ka shkatërruar seriozitetin dhe besueshmërinë e procesit gjyqësor”, vijon komunikata.

Me këtë formë vendimi është shndërruar në një turp gjyqësor dhe duhet korrigjuar, nënvizon Ministria e Punëve të Jashtme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne