Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon ndërhyrjen brutale të SHBA-ve dhe qeverive të tyre aleate në zhvillimet e brendshme të Venezuelës

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon ndërhyrjen brutale të SHBA-ve, të qeverive të tyre aleate në Amerikën Latine, të Organizatës së Shteteve Amerikane (OSHA) dhe BE-së, në zhvillimet e brendshme të Venezuelës.

Ne veçanti,  denoncon kërcënimet ushtarake dhe aktet amerikane të tipit grusht-shteti kundër Presidentit të zgjedhur të Venezuelës, mbështetjen që i japin forcave reaksionare dhe njohjen e liderit të tyre  Guaido si “presidenti i përkohshëm” – marionetë, për të promovuar planet e rrezikshme imperialiste të SHBA-ve dhe NATO-s në rajonin e Amerikës Latine, siç po bëjnë në gjithë botën.

Zhvillimet në Venezuelë janë çështje të popullit të atij vendi, dhe ai, populli, mban përgjegjësinë për të mbrojtur interesat e tij dhe për të zgjedhur udhëheqjen e vendit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj ndaj popullit të Venezuelës, i cili është duke përjetuar shfrytëzimin dhe krizat kapitaliste, qëndron në krahun e Partisë Komuniste të Venezuelës (PKV) që është duke luftuar për të drejtat e klasës punëtore, që populli të jetojë pa shfrytëzim dhe ndërhyrje imperialiste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne