Partisë Turke të ish liderit Nexhmedin Erbakan i sekuestrohen asetet me ankesën e djalit të vet

Pasuritë e SP-së u konfiskuan pasi djali i ish Liderit shpirteror Nexhmedin Erbakan, Fatih Erbakan dhe dhëndri i tij Mehmet Altınöz paraqitën një ankesë mbi borxhin e qirasë së partisë ndaj kompanisë së tyre.

Llogaritë bankare dhe automjetet që i përkasin SP-së ishin në mesin e aseteve që u konfiskuan. Gjithashtu edhe selia e partisë në Ankara është në mesin e pasurive të paluajtshme për të cilat është dhënë urdhri i konfiskimit.

Përçarja brenda Lëvizjes “Milli Görüş” (Vizioni Kombëtar) filloi kur kompania ETAŞ, në të cilën Erbakan dhe Altınöz janë aksionerë 80 për qind, paraqitën një ankesë për evakuimin e selisë së partisë, e cila i takon kompanisë në bazë të borxhit të qirasë.

Partia, në anën tjetër, e apeloi vendimin, por më 14 shtator filloi procedura për sekuestrimin e pasurive të partisë, duke përfshirë pronat e paluajtshme dhe llogaritë bankare.

Zyra e pestë e Grumbullimit të Borxheve të Ankarasë vendosi gjithashtu në 19 shtator për konfiskimin e menjëhershëm të automjetit Mercedes-Benz të liderit të SP-së Temel Karamollaoğlu.

“Asetet i përkasin Vizionit Kombëtar”, tha për çështjen Sekretari i Përgjithshëm i SP Tacettin Çetinkaya.

“Kauza e Vizionit Kombëtar na është lënë nga Hoxha Erbakan. Kjo është një parti e Vizionit Kombëtar dhe këto ndërtesa i përkasin këtij vizioni, prandaj ato janë nën përdorimin e SP. Llogaritë bankare dhe automjetet janë gjithashtu të SP-së. Këto janë pasuri që janë siguruar me kontributet e anëtarëve tanë. Kjo është arsyeja, megjithese në ketë mes është kompania, ato nuk janë sende personale të askujt, por ato i përkasin lëvizjes”, tha Çetinkaja më 5 tetor për të përditshmen Hürriyet, ndërkaq shtoi se procedurat ligjore për ndalimin e sekuestrimit të pasurive të partisë ishin në proces e sipër.

Ndërkohë, zyrtarët ETAŞ thanë për të përditshmen Hürriyet se SP është me qera tek kompania.

“Qiramarrësi duhet të paguajë qiranë. Procedurat ligjore për marrjen e qirasë po bëhen brenda ligjit. Turqia është një shtet ligjor dhe ka një kod komercial Turk. Nëse qiramarrësi nuk paguan qiranë e tij, atëherë këto procedura janë të nevojshme në bazë të ligjit “, thanë zyrtarët./ gazeta Impakt

burimi:hurriyet

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne