Partitë opozitare MHP dhe CHP mbështesin qeverinë për operacionin në Afrin

Kryetari i opozitës, Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, shprehu mbështetje të plotë për Forcat e Armatosura Turke, të cilat zbatojnë operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

Bahçeli deklaroi se bëhet fjalë për një operacion që ka qëllim kombëtar.

Ai shtoi se Afrini do të jetë arkivoli për terroristët e PYD/PKK, ndërsa më pas do të vijojë edhe Munbixhi i cili do të jetë varreza e tyre.

“Nevojitet të priten rrënjët e partnerit operativ të SHBA-ve. Terroristët e PYD/PKK-së që veprojnë nën maskimin e Forcave Demokratike Siriane duhet të paguajnë për dëshmorët tanë. Le të shembet Afrini ose të digjen terroristët. Pavarësia ose vdekja, fitorja apo shehadeti deri në frymën e fundit”, theksoi kreu partisë opozitare turke, Bahçeli. (AA)

Një mesazh mbështetës erdhi edhe nga Partia Republikane Popullore CHP.

Zëvendëskryetari dhe Zëdhënësi i CHP-së, Bylent Tezxhan (Bülent Tezcan) bëri një deklaratë për interesin e medias.

Në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, që ka filluar në rajonin Afrin në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura Turke për të eliminuar terroristët e organizatave terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH, dha mbështetjen me fjalët: “Deklarojmë se jemi si popull pranë këtij operacioni dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne