Ervis Gjoshi është emëruar Drejtori i ri i komanduar i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH). Ai zëvendëson Arben Carën, i cili dha pak ditë më parë dorëheqjen nga ky post.
Gjoshi u prezantua në këtë post nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili vlerësoi eksperiencën e tij në strukturat e policisë.
“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme. Rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar”, tha Lamallari./BW

















