Pas dy ditësh bllokimi, rihapen pikat kufitare me Greqinë

Pikat kufitare me Greqinë janë kthyer në punë, pas dy ditësh të mbyllura, për shkak të grevës së sindikatave.

Për shkak të kësaj pauze, pas hapjes ka pasur fluks udhëtarësh në Kapshticë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 2278 shtetas dhe kanë hyrë në Shqipëri 1905 shtetas.

Aktualisht situata paraqitet normale. Mësohet se autoritetet shqiptare, në varësi të fluksit do të alternojnë sportelet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne