Pas dy vitesh në detyrë, Muhamet Rrumbullaku largohet nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është larguar nga detyra. Rrumbullaku ka deleguar kompetencat te Sokol Bizhga, aktualisht zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Bizhga do të ushtrojë funksionet e kryepolicit deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Ministria e Brendshme hapi garën këtë të enjte për pasuesin e Rrumbullakut.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në mbledhjen e thirrur ditën e nesërme do të njoftojë hapjen e garës për konkursin për zgjedhjen e drejtorit të ri me konkurrim sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit që ka hyrë në fuqi, ku do të aplikojnë disa kandidatë dhe më pas komisioni bën zgjedhjen.

Në mbledhjen e thirrur nga Hoxha do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme

Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne