“Pas operacioneve ushtarake turke 300 mijë sirianë janë kthyer në shtëpi”

Rreth 300 mijë sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre, pasi ushtria turke me sukses kreu operacionet në rajon, deklaroi sot Süleyman Soylu, ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, raporton Anadolu Agency.

“Numri i sirianëve të cilët janë kthyer në vendin e tyre pas operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ është 291.790”, tha Soylu në takimin e dytë ndërkombëtar të koordinimit të migracionit të parregullt.

Turqia ka kryer dy operacione ushtarake tej kufitare në Siri, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, për të çrrënjosur praninë ushtarake të YPG/PKK dhe DEASH-it pranë kufirit me Turqinë.

Duke folur për pozitën gjeografike të Turqisë, si rrugë kryesore për kalimin e paligjshëm të refugjatëve që duan të shkojnë në Evropë, ministri Soylu tha se deri më tani në vitin 2018 janë ndaluar 251.794 emigrantë të parregullt në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin.

Ai theksoi se Roja bregdetare turke dhe forcat e sigurisë vazhdojnë të punojë në mënyrë efektive për të parandaluar kalimet e paligjshme.

Turqia ishte rruga kryesore për refugjatët të cilët përpiqeshin të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga shpërthimi i luftës qytetare në Siri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne