Pas pushimeve, rishfaqet Lulzim Basha: Ka nga ata që ngrenë dolli për fundin biologjik të Berishës

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të pushimeve dhe nisjes së sesionit të ri Parlamentar. Mbrapa shpinës së tij, vijon të shfaqet logo e Partisë Demokratike edhe pse tashmë e ka humbur vulën. 

Basha i’u rikthye propozimit për vetingun e politikanëve, propozim që ka vite që e bën dhe nuk i’a merr njeri parasysh.

Ai foli gjithashtu edhe për intrigat brenda PD dhe tha se ka njerëz që po presin vdekjen e Sali Berishës që të marrin partinë. “Ky nuk është debat politik, por debat për karrige. Kjo është edhe arsyeja e divorcit. Ne betejën e nisëm për ndryshim, jo për karrige.

Vazhdon sindroma e karrigeve. Do të përforcohet edhe më shumë. Sepse ajo që sot quhet PD është e ndarë në dy grupe, Sali Berisha me ata që i shkojë nga pas për të mbrojtur familjen e vet, ndërsa grupi tjetër e kanë nisur për karrige dhe për karrige po vazhdojnë.

Natën pasi vërshon uiski, ngrenë dolli për fundin politik dhe biologjik të Sali Berishës, dhe në mendjen e tyre e shohin veten në radhë për suksesion dhe ditën bëjnë gjeste servilizmi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges”, tha ndër të tjera Basha. /Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne