Pas reagimeve Franca vendos të shtojë një nen në projektligjin e sigurisë

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal tha se në ligjin e sigurisë i cili ndalon publikimin e pamjeve të forcave të sigurisë do të shtojnë një nen i cili garanton lirinë e shtypit.

Në një intervistë për transmetuesin publik “France Info”, zëdhënësi Attal dha deklaratë lidhur me projektligjin në fjalë i cili në ditët e fundit ka shkaktuar reagime.

“Me rekomandimin e ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin në ligjin e sigurisë do të shtojmë një nen i cili garanton sigurinë e shtypit”, tha Attal duke shtuar se janë të vetëdijshëm për shqetësimet kundër projektligjit në ditët e fundit.

Attal tha se pamjet e forcave të sigurisë në detyrë mund të filmohen dhe të publikohen por që nuk mund të përdoren me qëllime të këqija.

Ai theksoi se edhe gazetarët që ndjekin protestat mund të marrin akreditim nga prefektura por se kjo nuk është e detyrueshme.

Sipas projektligjit të sigurisë do të ndalohet publikimi i pamjeve të elementëve që tregojnë fytyrën ose identitetin e forcave të sigurisë në detyrë. Ato që nuk zbatojnë këtë ndalesë do të dënohen me 1 vit burg dhe 45 mijë euro gjobë.

Në projektligj thuhet se forcat e sigurisë gjatë detyrës mund të ndjekin njerëzit me kamerat që përdorin dhe se në protesta do të përdorin edhe kamerat “dronë”.

Në Francë, në demonstratat e “jelekëve të verdhë” dhe protestat kundër reformës së pensioneve, dhuna e përdorur nga policia kundër protestuesve u filmua dhe u shpërnda në mediat sociale, pas së cilës u hapën hetime ndaj pjesëtarëve të policisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne